Irani ekzekuton shtetasin iraniano-gjerman pasi u dënua për terrorizëm
Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmah...

Izraeli e kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky legjislacion ka mundësi të ndikojë edhe në punën e agjencisë në Gazën e rrënuar nga lufta.
Ligjvënësit, të cilët e përpiluan ligjin, u thirrën mbi përfshirjen e disa pjesëtarëve të stafit të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.
Legjislacioni i ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se ai mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e rënduar humanitare në Gazë, ku Izraeli është duke e luftuar tash e një vit Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ndalimi i punës së UNRWA-s në territoret palestineze ose diku tjetër nuk përmendet në këtë ligj. UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Palestinezë, ka dhjetëra mijëra punonjës dhe ofron arsim, shëndetësi dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.
Kjo agjenci ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm prej kur filloi lufta në Gazë. Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhet.
OKB-ja tha në gusht se nëntë punonjës të UNRWA-s mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit dhe si pasojë ata janë shkarkuar.
“Nëse Kombet e Bashkuara nuk janë të gatshme ta pastrojnë këtë organizatë nga terrorizmi, nga aktivistët e Hamasit, atëherë ne duhet të marrim masa për t’u siguruar që ata nuk mund ta dëmtojnë më kurrë popullin tonë”, tha deputetja izraelite Sharren Haskel.
Një zëdhënëse e UNRWA-s tha para votimit se ligji i propozuar do të ishte “fatkeqësi” dhe do të kishte ndikim të rëndësishëm në operacionin humanitar në Gazë dhe në Bregun e okupuar Perëndimor.
“E dimë se përpjekjet e mëparshme që synonin ta zëvendësonin UNRWA-n dhe të ofronin ndihmë humanitare kanë dështuar mjerisht”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e organizatës.
Ligji ka mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në institucionet e UNRWA-s në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi përmes një vendimi që nuk njihet ndërkombëtarisht.
Para miratimit të legjislacionit, ministrat e jashtëm nga Franca, Gjermania, Britania, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Australia publikuan një deklaratë duke shprehur “shqetësim të madh”./REL
Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmah...
Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një pr...
NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë d...
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyl...
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritu...
Volkswagen i ka njoftuar përfaqësuesit e punëtorëve se dës...
Më shumë se 43.000 palestinezë, mbi gjysma gra dhe fëmijë,...
Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nu...
Etiketimi i petrosheteve si mikpritës të papërshtatshëm ës...
Presidentja properëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvi...
Sipas raportimeve të mediave amerikane hakerat kinezë kanë...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opoz...
Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut do të...
Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u ...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmër...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izrae...
Një zyrtar i lartë i OKB-së në Sudan thotë se ajo është th...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...