Dështimi për zgjedhjen e presidentit/ Vjosa Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli
Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dështimin e seancave ...

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur në vendlindje të mërkurën herët pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth tre muaj për gjoja krime kundër popullatës civile, njoftoi avokati i tij, Arianit Koci.
"Mit’hat Llozhani mbërriti në Kosovë rreth orës 5:00 mëngjesin e së mërkurës", shkroi Koci në "Facebook".
Koci theksoi se Llozhani “ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë” dhe shtoi se më shumë hollësi “do të japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”.
Llozhani ishte arrestuar më 5 shkurt sapo kishte hyrë në Serbi nga pika kufitare e Batrovcit në kufi me Kroacinë.
Ai ishte dërguar në paraburgim nga autoritetet serbe, të cilat thanë asokohe se ai dyshohej se kishte kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit në vitet 1998 dhe 1999 "pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave".
Por, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i tha Radios Evropa e Lirë (REL) në shkurt se Llozhani kishte marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk kishte të dhëna se ai kishte qenë në vijat e frontit në Kosovë.
Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, i pati thënë REL-it se Llozhanit i ishte gjetur kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD) i kishte kërkuar angazhim bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në lirimin e Llozhanit.
Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës për gjoja krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.
Rastet e të arrestuarve në Serbi, sipas burimeve në MPJD
Arbnor Spahiu - i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.
Lulzim Halili - i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.
Sasha Gjorgjeviç - i arrestuar në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.
Behar Preniqi - i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.
Hazir Haziri - i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; u lirua në janar 2026.
Avni Qenaj - i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.
Millan Vukashinoviç dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq - pjesa veriore e Kosovës - më 1 nëntor.
Më 14 gusht, autoritetet serbe njoftuaan se i ndaluan edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata u liruan. /REL
Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me dështimin e seancave ...
Pas dështimit në zgjedhje, Viktor Orban ka ofruar dorëheqj...
Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës ka shënuar tempera...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar largimin nga OPEC...
Shtëpia e Bardhë u shndërrua në një skenë elegance dhe sim...
Gazsjellësi i Interkonjeksionit Jugor, i projektuar për të...
Gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përfundimit të...
Mbreti Charles në një fjalim para Kongresit amerikan ka vl...
Pas dështimit të seancave për të zgjedhur presidentin e ri...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara po planifikon të nxjerrë k...
Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit,...
Një turist gjerman u kafshua për vdekje nga një gjarpër nd...
Mbreti Charles III mbajti fjalimin e tij në Kongresin Amer...
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh këtë të martë se...
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosov...
Kur të dalë përpara anëtarëve të Kongresit, Mbreti Çarls d...
Një jaht në pronësi të miliarderit rus Alexei Mordashov is...
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, disa minuta pasi rinisi...
Finlanda është bërë vendi i parë në Europë që ofron një ci...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...