Mbreti Charles dhe Papa Leo bëjnë histori/ Luten së bashku në Vatikan
Mbreti Charles III ka bërë histori duke u bërë monarku i p...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Bashkimi Evropian si potencial e jo si barrë.
Gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, Osmani tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike e vetë bllokut evropian dhe jo të varet nga çështjet politike që kanë shtetet individuale.
“Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një pikëpamje më e gjerë. Nëse e shihni Ballkanin Perëndimor si rajon, mendoj se është koha që ne të shihemi si potencial e jo si barrë”, tha Osmani.
Ajo u pyet lidhur me një propozim të paraqitur së voni që shtetet e reja anëtare mund të pranoheshin, nuk do të kishin të drejta të plota si dhe nëse e përkrah heqjen e fuqisë së vetos brenda Këshillit të BE-së.
Ajo tha se e favorizon këtë sepse, shtoi, “kemi parë shpesh kur një vend anëtar bllokon vullnetin e gjithë BE-së”.
Presidentja e Kosovës tha se BE-ja duhet ta shohë Ballkanin Perëndimor si potencial, pasi rajoni, sipas saj ofron tri potenciale të rëndësishme: potencialin njerëzor, atë ekonomik dhe atë të sigurisë
“Sa më shumë që rajoni ynë lëvizë drejt BE-së, aq më shumë do të ketë paqe dhe siguri. Dhe kjo është e mirë për gjithë BE-në dhe kontinentin”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se gjithmonë ka thënë se ka mbështetur që procesi i zgjerimit të bazohet në merita dhe shtetet duhet të përshtatin politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me të BE-së. Kosova, tha ajo, e ka përshtatur 100 për qind politikën e saj, duke përmendur sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, ajo tha se në rajon ka shtete që nuk veprojnë kështu – referencë për Serbinë, e cila pavarësisht se ka mbështetur rezoluta të Kombeve të bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, shteti refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh, nuk duhet të ketë një zonë gri”, porositi Osmani.
Nga shtetet e Ballkanit, vetëm Kosova është prapa në rrugën evropiane, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
Prishtina ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Gjatë ligjëratës në këtë universitet, por edhe në bashkëbisedimin që pasoi, Osmani përsëriti akuzat Rusia po tenton të minojë demokracitë në Evropë.
"Serbia, bashkëpunëtorja e Rusisë vazhdimisht tenton të minojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke mbështetur grupe kriminale dhe terroriste”, tha Osmani./ Rel
Mbreti Charles III ka bërë histori duke u bërë monarku i p...
Autoritetet spanjolle kanë deklaruar se trupi i një burri ...
Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrain...
Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të m...
Depresioni dhe ankthi janë gjendjet më të përhapura në ven...
Një video që tregon grabitësit e muzeut të Luvrit po qarku...
Në vitin 2023, BE-ja gjeneroi 79.7 milionë ton mbetje pake...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar tre pe...
Franca po tërhiqet nga angazhimi për ndalimin e gomoneve d...
Një valë e re e motit të keq ka prekur disa zona në shteti...
Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë po pezullo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalën e s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Izrae...
Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pa...
Mbreti Charles III i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla mbë...
Një sulm me dronë rusë gjatë natës në Kiev ka plagosur nën...
Bashkimi Europian nisi sot një raund të ri sanksionesh kun...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli ë...
Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme...
Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...