Vizitë historike në Vatikan/ Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla takojnë Papa Leon XIV
Mbreti Charles III i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla mbë...

Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pasi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore tha se ka frikë se do të rikthehet “përdorimi i forcës” nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Iranin.
Në mes të qershorit, Izraeli nisi një fushatë të paprecedent bombardimesh kundër Iranit, duke nxitur një luftë në të cilën Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë.
Gjatë luftës 12-ditore, Izraeli goditi ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane, si dhe zona të banuara, ndërkaq më vonë Shtetet e Bashkuara sulmuan ndërtesat bërthamore kyçe të Iranit.
Konflikti shkaktoi ndërprerje të bisedimeve bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit që kishin nisur në prill. Një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit është në fuqi që nga 24 qershori.
Në një intervistë të publikuar më 23 tetor në gazetën zvicerane "Le Temps", kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se “nëse dështon diplomacia, kam frikë se do të rikthehet përdorimi i forcës”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të enjten se nuk është e qartë nëse deklaratat e Grossit ishin bërë “për shkak të shqetësimit apo ishin kërcënim”.
“Por, ata që bëjnë kërcënime të tilla duhet ta kuptojnë se përsëritja e përvojës së dështuar do të çojë vetëm në një dështim tjetër”, tha ai përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Jashtme iraniane.
Tensionet ndërmjet Iranit dhe IAEA-së u përshkallëzuan menjëherë pas luftës 12-ditore, me Teheranin që pezulloi bashkëpunimin me agjencinë duke e akuzuar atë për dështim të dënimit të sulmeve izraelite dhe amerikane.
Në shtator, Irani dhe agjencia e OKB-së arritën një kornizë të re bashkëpunimi, por vetëm disa javë më vonë Teherani e shpalli atë kornizë të pavlefshme, pasi Britania, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së, që ishin hequr në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Nga kjo marrëveshje, SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.
Gjatë intervistës, Grossi tha se Irani që nga lufta ka vendosur “kufizime ndaj inspektimeve sepse ka frikë për sigurinë e tij” dhe lejon inspektime në ndërtesat bërthamore vetëm “në mënyrë të kufizuar.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Irani është i vetmi shtet pa armë bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti, afër pragut prej 90 për qind sa kërkohet për krijimin e një bombe bërthamore.
“Nëse do të ndërmerrte hapat e ardhshëm, Irani do të kishte mjaftueshëm material për rreth dhjetë bomba bërthamore”, tha Grossi.
“Megjithatë, ne nuk kemi asnjë provë që Teherani po përpiqet të ketë armë bërthamore”, shtoi ai. /REL
Mbreti Charles III i Britanisë dhe Mbretëresha Camilla mbë...
Një sulm me dronë rusë gjatë natës në Kiev ka plagosur nën...
Bashkimi Europian nisi sot një raund të ri sanksionesh kun...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli ë...
Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme...
Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan m...
Kancelari gjerman Friedrich Merz në samitin e Ballkanit Pe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton të Kanadasë, ku...
Forcat amerikane kanë goditur një tjetër anije që dyshohet...
Sistemi i sigurisë së Luvrit kishte të meta dhe problemati...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është zotu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur f...
Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhu...
Të paktën 40 emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahari...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka udhëtuar ...
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen deklaroi se ...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminal...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në qend...
Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të mbrohet n...
Një grabitje ka ndodhur në një tjetër muze në Francë. Vjed...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...