Blinken: Teknologjia nga Kina po përdoret në sektorin e mbrojtjes të Rusisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për siç tha trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbët që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat që atyre u jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e (Aleksandar) Vuçiçit”, tha presidentja Vjosa Osmani duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojnë këtë trysni të presidentit serb.
“Po ashtu ta ndëshkojnë (Aleksandër) Vuçiçin i cili nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para tyre që nuk do të ndërhyjë në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, tha presidentja Osmani.
Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, vendosi të mos marrë pjesë në votimet e caktuara për datën 21 prill ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti për siç thanë përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë.
Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi të martën Listës Serbe që të zëvendësojë anëtarët e saj të dorëhequr nga komisionet komunale që duhet të organizojnë votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.
Dështimi i mundshëm i referendumit për shkarkimin e kryetarëve që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, do të çonte në një zvarritje të procesit, meqë një i tillë nuk mund të organizohet përpara se të kenë kaluar 12 muaj./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi...
Ditën e sotme, forcat e “Guardia Di Finanza” në Firenc...
Turqia tha të martën se po vendos kufizime tregtare ndaj I...
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së ...
Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti...
Muajin e kaluar Rusia filloi një sulm masiv kundër sistemi...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë...
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlam...
Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha t...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "ka n...
Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethi...
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pa...
Pas vendimit të Institutit Gjithëpërfshirës “Iqbal Masih” ...
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndër...
Kandidati republikan për president, Donald Trump tha s...
Katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga ...
Një tjetër incident është regjistruar në një avion “Boeing...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka sh...
Kombet e Bashkuara bënë thirrje sot për t'i dhënë fund...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...