Irlanda dhe Britania, më fatlumët në Europë që mund të shijojnë eklipsin
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, ...

Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh. Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt tek energjia elektrike, ushqimi, uji, ilaçet, si dhe duke mos i lejuar të dilnin nga qyteti. Këto ditë rreth 11,500 palë këpucë, që përfaqësojnë viktimat gjatë rrethimit të Sarajevës, janë ekspozuar në kryeqytetin e Bosnjes, në atë që njihet si "Rruga e Kujtesës", që shtrihet për më shumë se një kilometër.
Të vendosura me kujdes, tre palë në një rradhë, këto këpucë janë një kujtim i burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën gjatë rrethimit të Sarajevës, në fillim të viteve ‘90.
Mbi 11,500 këpucë janë ekspozuar në qendër të kryeqytetit boshnjak si pjesë e një instalacioni të quajtur "Rruga e Kujtesës", në nderim të qytetarëve të saj që nuk i mbijetuan rrethimit më të gjatë ushtarak në historinë moderne.
Në 32 vjetorin e fillimit të rrethimit, mijëra njerëz morën pjesë në një shëtitje përkujtimore gjatë javës së kaluar.
Këpucët janë dhuruar nga banorët vendas dhe ato do të bëhen pjesë e një koleksioni në Qendrën Përkujtimore të qytetit.
Në mesin e atyre që dhuruan një palë këpucë është edhe ish mësuesja Senada Salihoviç.
“E kam kaluar luftën në Sarajevë. Kam punuar si mësuese në atë kohë. Pothuajse çdo ditë mësoja se kishim humbur një fëmijë ose një të afërm tjetër të dashur. Unë vlerësoj çdo mundësi për të kujtuar dhe menduar për ata që nuk janë më me ne”, thotë ajo.
Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh.
Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt në energji elektrike, ushqim, ujë, ilaçe dhe mundësinë për tu larguar.
Për disa të mbijetuar, ekspozimi i këtyre këpucëve ishte një rikthim në gjendjen emocionale që përjetonin gjatë rrethimit.
“Kjo më nxiti emocione shumë të forta. Mbaj mend gjithçka sikur të ndodhte sot. Më vjen keq për gjithçka që ndodhi me këtë qytet, me këta njerëz (të vrarë) dhe me të gjithë ne”, thotë Kemal Muninoviç.
Për banorët më të rinj, këpucët simbolizojnë rëndësinë e nderimit të së shkuarës, duke parë drejt të ardhmes.
“Unë mendoj se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodhi (në Sarajevë) sepse ndodhi në vendin tonë. Por gjithashtu nuk duhet ta lëmë veten të ngarkohemi shumë nga e kaluara,” thotë gjimnazisti Faris Ajanoviç.
Shoqja e tij e shkollës, Tina Peroviç, pajtohet me të.
“Në këtë mënyrë ne po ruajmë kujtimet dhe këto këpucë na ndihmojnë të mos harrojmë se sa njerëz u vranë dhe se nuk ata nuk janë vetëm një numër, se secili prej tyre ishte një njeri”, thotë ajo.
Këpucët e dhuruara për ngjarjen përkujtimore do të ruhen përgjithmonë si pjesë e "Rrugës së Kujtesës" në Qendrën Përkujtimore të Sarajevës, e cila do të ndërtohet në malin Igman afër Sarajevës./ VOA
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pa...
Pas vendimit të Institutit Gjithëpërfshirës “Iqbal Masih” ...
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndër...
Kandidati republikan për president, Donald Trump tha s...
Katër anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nga ...
Një tjetër incident është regjistruar në një avion “Boeing...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka sh...
Kombet e Bashkuara bënë thirrje sot për t'i dhënë fund...
Një ekspeditë e fundit shkencore në Antarktidë zbuloi ...
Ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte tërhequr for...
Policia maqedonase ndaloi të dielën gazetarin Furkan Saliu...
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndër...
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi r...
Një këshilltar i lartë ushtarak iranian e ka paralajmëruar...
Polakët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale për të zg...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov viziton Kinën të...
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha të dielën, gjashtë mua...
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës - ka ...
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në disa qytete izraelite...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...