Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi rrugën ashpërsimit të kufizimeve të së drejtës për abort. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, e drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.
Këtë javë Gjykata e Lartë e Floridës mundësoi që në maj të futet në fuqi ndalimi i abortit pas javës së gjashtë të shtatzanisë.
Vendimi e bën edhe më të rëndësishme çështjen e abortit në votimet në nëntor në Florida, kur votuesit mund të zgjedhin nëse duan të përfshijnë në kushtetën amerikane të drejta më të gjera të abortit.
Kjo politizon edhe më shumë çështjen e së drejtës për abort në Florida dhe garën presidenciale të këtij viti.
Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump.
Në fushatën për zgjedhjet e këtij viti, kandidati republikan për president është krenuar me rrëzimin e vendimit “Roe kundër Wade”.
"E realizova. Të gjithë kandidatët e tjerë janë qesharakë. Mendoj se jam shumë pro-jetës. Një gua u ngrit dhe tha: Ky njeri i dha fund Roe kundër Wade. Si mund të jeni kundër tij? E them edhe vetë në fakt. Jam krenar që jam presidenti më pro-jetës në historinë amerikane”, pati deklaruar zoti Trump në një tubim më 25 qershor 2023.
Por që nga vendimi i gjykatës së lartë dy vjet më parë, aborti ishte një çështje e humbur politike për republikanët në votimet në Ohajo dhe Kansas.
Të drejtat riprodhuese janë pjesë qëndrore e fushatës së rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden.
"Trump e thotë me krenari se pas 50 vitesh arriti të eliminojë Roe kundër Wade. Kjo është deklarata e tij. E keni parë në media. Kur Donald Trumpi flet për përmbysjen e Roe kundër Wade, ai në fakt thotë se gratë duhen ndëshkuar kur ushtrojnë lirinë e tyre riprodhuese. Trumpi dhe mbështetësit e MAGA-s janë përgjegjës për kaosin që pasoi dhe tani po bëjnë thirrje për ndalimin mbarëkombëtare të së drejtës, në çdo shtet, përtej asaj që parasheh ligji tani”, tha zoti Biden.
Në këtë fushatë, ish Presidenti Trump nuk ka deklaruar nëse e mbështet ndalimin kombëtar të abortit. Ai u pyet këtë javë për vendimin e Floridës.
Gazetari: Zoti President, a e mbështetni ndalimin pas gjashtë javësh të abortit që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e Floridës?
Trump: Javën e ardhshme do të dalim me një deklaratë për abortin.
Tek çështja e së drejtës riprodhuese në këto zgjedhje presidenciale do të ketë ndikim poashtu, një vendim i ardhshëm i Gjykatës së Lartë, që do të përcaktojë vendosjen e kufizimeve shtesë në qasjen tek ilaçi më i përdorur për abort./ VOA
Një këshilltar i lartë ushtarak iranian e ka paralajmëruar...
Polakët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale për të zg...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov viziton Kinën të...
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha të dielën, gjashtë mua...
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës - ka ...
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në disa qytete izraelite...
Ushtria izraelite i ka tërhequr të gjithë trupat tokës...
Pasagjerët e linjave ajrore në disa pjesë të Mbretëris...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se...
Miliona njerëz në Amerikën e Veriut shpresojnë të kalo...
Gjashtë muaj pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, lufta, ...
Kryeministri Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale...
Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në...
Në Uashingtonin politik republikanët dhe demokratët shpesh...
Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, është arr...
Një aleat i ngushtë i kryeministrit populist sllovak, Robe...
Për më shumë se 40 vjet kompania Ford prodhon automjetin m...
Izraeli tha të shtunën se forcat e tij speciale kishin gje...
Një “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një Airbus A3...
Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...