Përplasen dy avionë në Londër
Një “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një Airbus A3...

Izraeli tha të shtunën se forcat e tij speciale kishin gjetur trupin e një pengu të vrarë ndërsa po mbahej rob në Gazë, pak kohë pasi Hamasi tha se do të merrte pjesë në një raund të ri bisedimesh për armëpushim në Kajro.
Gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës, Izraeli po përballet me protesta në vend në të cilat po bëhet thirrje për arritje të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit. Vendet perëndimore, ndërkohë, kanë shprehur zemërim për numrin e lartë të viktimave në mesin e civilëve palestinezë dhe krizën humanitare të shkaktuar nga luftimet mes Hamasit dhe Izraelit.
Trupi i 47 vjeçarit izraelit Elad Katzir, u mor nga forcat speciale të Izraelit në jug të qytetit Khan Younis gjatë natës, tha ushtria. Ai ishte vrarë nga militantët palestinezë të Xhihadit Islamik dhe ishte varrosur atje në mes të janarit, tha ushtria izraelit, duke cituar informacione të zbulimit për të cilat nuk pranoi të ofronte më shumë hollësi.
Xhihadi Islamik, një aleat i Hamasit, ende nuk ka bërë komente për këtë çështje.
Elad Katzir ishte mes 253 personave të tërhequr zvarrë në Rripin e Gazës nga militantë të armatosur të Hamasit, të cilët vranë rreth 1,200 njerëz të tjerë në Izraelin jugor, sipas të dhënave zyrtare. Kjo shkaktoi fillimin e një ofensive ushtarake nga Izraeli, në të cilën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Rripin e Gazës, të udhëhequr nga Hamasi, janë vrarë më shumë se 33,000 palestinezë.
Babai i tij, Avraham, u vra në kibucin e tyre në qytetin Nir Oz, dhe nëna e tij Hanna u mor gjithashtu peng, por u lirua në nëntor në kuadër të një marrëveshje armëpushimi.
Ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit po bëjnë përpjekje të sigurojnë një marrëveshje, e cila do të përfshinte lirimin e 129 pengjeve të mbetura në këmbim të një armëpushimi më të gjatë në Gazë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të shtunën numrin më të ulët të vdekjeve ditore në gjashtë muaj, duke thënë se 46 palestinezë ishin vrarë në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria me bazë në Gazë nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve në raportet e saj, por zyrtarët lokalë të shëndetësisë thonë se shumica e viktimave kanë qenë civilë. Izraeli thotë se të paktën një e treta e tyre janë luftëtarë.
Hamasi tha të shtunën se luftëtarët e tij kryen një sulm me raketa ndaj tre tankeve izraelite në Khan Younis, duke shkaktuar viktima. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite për këtë ngjarje, megjithëse Izraeli kishte thënë më herët se trupat e tij ishin përleshur me persona të armatosur në atë zonë./ Voa
Një “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një Airbus A3...
Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izra...
Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kry...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar pë...
Mark Zuckerberg ka kaluar Elon Musk-un në listën e Blo...
Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e...
Që prej 25 vjetësh Mauro Congedo dhe vëllai i tij gjejnë n...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekto...
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Neë Jersey. ...
Një nga pengjet që u mor nga luftëtarët e Hamasit – grupit...
Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralaj...
Europol, nëpërmjet një raporti të fundit, identifikon rrje...
Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti, ndë...
Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se ka shkarkuar dy ...
Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ...
Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje...
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...
Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nu...
Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e polic...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...