Vendet më të lira dhe më të shtrenjta për të blerë prona në Evropë
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të premten kryetarëve të komunave të Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të bashkëpunojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili fillon sot dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj.
Gjatë një takimi me kryetarët komunalë në Prishtinë, Kurti tha se “angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për t’i adresuar nevojat e qytetarë pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës”.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të përfshijë edhe një pyetësor, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta gjatë viteve 1998/1999.
“Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara, si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, zhdukur, plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999”, tha Kurti.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha që regjistrimi i popullsisë do të bëhet duke respektuar parimet e mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtat e privatësisë.
“Ky proces nuk është vetëm një procedurë burokratike është gur themel i qeverisjes moderne dhe zhvillimit shoqëror. Duke regjistruar me saktësi informacionin demokratik, ne do të kuptojmë dhe do t’u shërbejmë më mirë qytetarëve tanë”, tha Krasniqi.
Ky do të jetë regjistrimi i parë i popullsisë prej vitit 2011 dhe për herë të parë do ta përfshijë edhe komunitetin serb në veri të Kosovës.
Megjithatë, Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar – e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shtypjen shumëvjeçare të serbëve” në Kosovë.
Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Bojkoti kishte ndodhur pasi autoritetet nga Beogradi u kishin kërkuar banorëve serbë në Kosovë të marrin pjesë vetëm nëse regjistrimi bëhet nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.
Sipas regjistrimit më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë.
Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së virusit korona. Ndërkohë vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera./REL
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...
Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nu...
Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e polic...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njof...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izrael...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një reagim në ...
Më 4 prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekue...
Autoritetet daneze janë në gatishmëri të lartë për shk...
Autoritetet turke arrestuan 340 persona në të gjithë v...
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar më shumë ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u shpre...
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështje...
Një djalë dyvjeçar në shtetin jugor të Indisë, Karnata...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka ...
Numri i ekzekutimit të të dënuarve në Iran ka shënuar ...
75 qirinj në tortën e ditëlindjes së NATO-s. Ajo është...
Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën...
Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryeba...
Presidenti i Botsvanës kërcënoi sot, se do të dërgonte...
Donald Trump kryeson sondazhet në gjashtë shtete të rë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...