Izraeli njofton se do të rihapë një pikëkalim në Gazën veriore
Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ...

Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se ka shkarkuar dy oficerë të lartë dhe ka qortuar tre të tjerë për rolin e tyre në sulmet me dronë në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilave u vranë shtatë punëtorë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore.
Hetimi izraelit gjeti se forcat izraelite besuan gabimisht se po i sulmonin pjesëtarët e armatosur të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kur i sulmuan me dronë tri vetura të grupit bamirës, Kuzhina Qendrore Botërore.
Sipas hetimit, ata shkelën procedurat standarde të ushtrisë.
Vrasja e punëtorëve të bamirësisë të hënën, gjë të cilën Izraeli e pranoi, vjen pas akuzave të vazhdueshme nga aleatët kryesorë, përfshirë SHBA-në, se Izraeli nuk po bën sa duhet për t’i mbrojtur civilët e Gazës gjatë luftimit të Hamasit.
Gjetjet e hetimit pritet t'i rrisin dyshimet ndaj aftësive të ushtrisë izraelite për vendimmarrje.
Palestinezët, grupet e bamirësisë dhe organizatat për të drejtat e njeriut, i kanë akuzuar forcat izraelite vazhdimisht se shtinë me armë në mënyrë të pakujdesshme ndaj civilëve gjatë konfliktit. Izraeli i mohon këto akuza.
“Është tragjedi”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
“Është një ngjarje serioze për të cilën jemi përgjegjës. Kjo nuk është dashur të ndodhte, dhe do të sigurohemi se nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.
Është e paqartë nëse këto ndëshkime dhe kërkim falja do ta zbusin zemërimin ndërkombëtar për vrasjen e punëtorëve të Kuzhinës Qendrore Botërore, apo nëse do t’i bindin grupet ndërkombëtare të bamirësisë se ka siguri për rifillimin e punës së tyre në Gazë, ku një e treta e popullsisë është buzë urisë absolute.
Shtatë punëtorët e vrarë vinin nga vende si, Australia, Polonia, Britania e Madhe, si dhe një me shtetësi amerikano-kanadeze./ REL
Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ...
Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje...
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...
Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nu...
Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e polic...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njof...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izrael...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një reagim në ...
Më 4 prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekue...
Autoritetet daneze janë në gatishmëri të lartë për shk...
Autoritetet turke arrestuan 340 persona në të gjithë v...
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar më shumë ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u shpre...
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështje...
Një djalë dyvjeçar në shtetin jugor të Indisë, Karnata...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka ...
Numri i ekzekutimit të të dënuarve në Iran ka shënuar ...
75 qirinj në tortën e ditëlindjes së NATO-s. Ajo është...
Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...