"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij “janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.
Në konferencën e fundit para mediave për vitin 2022, ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj të vitit tjetër, në datat 14 ose 21.
“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.
“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.
Reagimi i i kreut të opozitës maqedonase vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase.
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme u mbështet edhe nga opozita shqiptare, e cila prioritet ka procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për akte të tilla politike dhe demokratike, siç janë zgjedhjet. Mirëpo, procesi i integrimeve evropiane, që nga dalja jonë në skenën politike, ka qenë gjithmonë një prioritet i madh dhe domethënës”, tha Naim Bajrami, zëdhënës i partisë Aleanca për Shqiptarët – i cili komentoi propozimin e VMRO DPMNE-së.
Edhe Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje e kushtëzuar mbështetjen e saj për ndryshimet kushtetuese me shpalljen e zgjedhjeve të reja në vitin 2023.
Por, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 do të mbahen vetëm se zgjedhjet e rregullta presidenciale./ REL
Forcat ruse kanë infensifikuar sulmet në qytetin jugor...
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë z...
Andrew Tate është një nga personazhet më virale në rrj...
Urdhri i Gjykatë së Lartë për të mbajtur përkohësisht ...
Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të ...
Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa ob...
Një tërmet i fortë prej 4.9 Rihter ka tronditur sot Greqin...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja dhe B...
Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter k...
Policia e Kosovës tha se kërcënimi me mjete shpërthyese në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “n...
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Ad...
Për një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me K...
Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fito...
Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha fin...
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe k...
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...