"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Urdhri i Gjykatë së Lartë për të mbajtur përkohësisht në fuqi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë mbi kërkesat për azil ka zbehur shpresat e imigrantëve që i janë larguar dhunës dhe pabarazisë në Amerikën Latine apo gjetkë, me synimin për t’u futur në Shtetet e Bashkuara.
Në një strehë të sapondërtuar, në Juarez të Meksikës, disa emigrantë presin lajme të reja, të tjerë kanë vendosur të kalojnë ilegalisht në SHBA.
Elias Rodríguez, drejtor i përgjithshëm i HOPE, një qendër humanitare në ndihmë të imigrantëve, paralajmëroi se nëse kufizimet do të mbeten në fuqi atëherë imigrantët do të shohin mundësi të tjera për të kaluar në Shtetet e Bashkuara.
“Besoj se shumë nga këta njerëz që kanë ardhur këtu tani do të kalojnë ilegalisht kufirin, përmes maleve apo çdo mënyre tjetër që i çon ata në SHBA”, tha ai.
Angeles Colmeras, 23 vjeç, nga Venezuela tha se do të presë edhe pak, por nëse nuk do ketë ndonjë lajm atëherë do ndjekë rrugën e jashtëligjshme.
“Nuk kemi ende asgje konkrete, por presim çfarë do ndodhë në këto orë, përndryshe do jetë koha për të kaluar ilegalisht kufirin”, tha ajo.
Ndërkohë, Norky Jamar, 34 vjeç, gjithashtu nga Venezuela, ndihet zemërthyer.
“Me lajmet që kemi marrë deri tani nuk kemi shumë shpresë, por kemi besim tek Zoti”, tha ai.
Vendimi i së martës mban në fuqi një pjesë të madhe të kufizimeve të vendosura gjatë administratës së zotit Trump, të cilat duhet të përfundonin me urdhër të gjykatës në 21 dhjetor.
Çështja do të shqyrohet sërish në shkurt dhe urdhri i përkohshëm i lëshuar nga gjykatësi John Robert do të qëndrojë në fuqi derisa drejtësia të marrë një vendim të ri.
Kufizimet u vendosën gjatë Presidencës së Donald Trump në fillim të pandemisë dhe bazuar në këto masa, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar në kufi 2.5 milionë emigrantë që kanë kërkuar azil, me arsyetimin për të parandaluar përhapjen e Covid 19. Kufizimet njihen si Titulli 42, bazuar në ligjin për shëndetin publik të 1944.
Avokatët e emigracionit ngritën një padi për t'i dhënë fund përdorimit të Titullit 42.
Ata thanë se kufizimet bien ndesh me detyrimet e Shteteve të Bashkuara dhe ato ndërkombëtare ndaj njerëzve që duan të hyjnë në SHBA për t'i shpëtuar persekutimit.
Një gjykatës federal mbështeti argumentet e tyre gjatë një seance në nëntor duke përcaktuar se kufizimet përfundonin në 21 dhjetor.
Por shtetet konservatore apeluan vendimin në Gjykatën e Lartë, duke paralajmëruar se heqja e kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë do të shkaktonte rritjen e numrit të emigrantëvë duke dëmtuar shërbimet qeveritare si kujdesi shëndetësor.
Qeveria federale i kërkoi Gjykatës së Lartë të rrëzonte padinë e shteteve konservatore edhe pse pranoi se dhënia fund e kufizimeve do të shkaktonte një rritje të përkohshme të kalimit të paligjshëm në kufi.
Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen në kohën kur mijëra emigrantë janë mbledhur në anën meksikane të kufirit, duke jetuar në strehëza ndërsa avokatët po përpiqen të gjejnë se si mund t’i ndihmojnë ata./ VOA
Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të ...
Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa ob...
Një tërmet i fortë prej 4.9 Rihter ka tronditur sot Greqin...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja dhe B...
Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter k...
Policia e Kosovës tha se kërcënimi me mjete shpërthyese në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “n...
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Ad...
Për një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me K...
Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fito...
Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha fin...
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe k...
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shum...
Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përball...
Moska tha sot se Ukraina e ka në dorë t’i japë fund lu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...