Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me Kosovës dhe Serbisë. Por tani frontet janë ashpërsuar, ushtria serbe madje është vendosur në gatishmëri të lartë. Si erdhi puna deri këtu?
Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, tingëlluan kërcënuese, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak. "5000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë", tha Vuçeviç gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.
Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën "sulm". Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive. "Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës." Kështu u shpreh presidenti serb në një videoklip në profilin e tij në "Instagram".
Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar
Presidenti serb aktualisht nuk lë rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizone me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë. Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.
Barrikadat

Edhe tensionet për shkak të ngritjes së barrikadave vazhdojnë. Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve.Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare me Serbinë dhe veriun e Kosovës ndërkohë. Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon "bandat kriminale" dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.
Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës kërkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh. Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republike Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.
Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses - Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opsionin e afrimit me BE të hapur, me gjithë afërsinë me Rusinë. BE ka paraqitur të ashtuquajturin "propozimi gjermano-francez" për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente./ Dw
Para pushtimit të Ukrainës shumë parashikonin një fito...
Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha fin...
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe k...
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shum...
Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përball...
Moska tha sot se Ukraina e ka në dorë t’i japë fund lu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e ...
Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë KFOR dhe E...
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, preside...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngri...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ush...
Një sondazh gjithëpërfshirës i elektoratit në Shtetet e Ba...
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin ...
Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...