Vijojnë tensionet dhe barrikadat në veri të Kosovës/ Mbyllet pika kufitare në Merdare
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...

Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha financiare në vitin 2023. Kjo mund të çojë në një valë falimentimesh. Ato nuk po mund të përballojnë rritjen e çmimeve.
"Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gass, në një intervistë për Rrjetin editorial gjerman (RND). Ai beson se në shumë rajone kjo valë falimentimi do të çojë në një "rënie të ndjeshme" të nivelit të kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Pesimizmi i shtuar
Gass i referohet sondazhit të rregullt vjetor të kryer nga DKG me drejtorët e klinikave gjermane, sipas të cilit 59 për qind e spitaleve në Gjermani presin që këtë vit (vitin 2022) ta mbyllin me humbje. Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte dukshëm më e ulët me 43 për qind. Rrjedhimisht, përqindja e spitaleve që presin një bilanc pozitiv financiar në fund të vitit u ul nga 44 në 20 për qind brenda një viti. Vetëm 17 për qind e drejtuesve të klinikave të anketuara vlerësojnë se gjendja do të përmirësohet vitin e ardhshëm.
Gass vlerëson se fondet financiare të spitaleve, për të cilat qeveria gjermane njoftoi se do të ndihmojë në tejkalimin e kostove të rritura të energjisë, janë "të dobishme, por jo të mjaftueshme". "Kjo ndihmë nuk mund të zbusë problemet strukturore me të cilat përballen klinikat gjermane për shkak të inflacionit, që ka rezultuar me rritje të çmimeve në të gjitha fushat. Pandemia e koronës ka treguar se është e nevojshme të kemi një sektor të fortë klinik dhe ka dëshmuar nevojën e mbulimit territorial të kujdesit mjekësor. "Ne nuk mund t'i lejojmë vetes të kemi mbyllje të klinikave," tha Gass.
Mungesa kronike e stafit profesional
Kokëçarje të tjera u shkakton drejtuesve të klinikave gjermane edhe mungesa kronike e stafit, veçanërisht në fushën e kujdesit mjekësor. Në sondazhin e DKG, 90 për qind e spitaleve raportojnë se nuk janë në gjendje të plotësojnë pozicionet vakante. Aktualisht spitaleve gjermane u mungojnë 20.600 punëtorë në të gjithë sektorët./ DW
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdare vaz...
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe k...
Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Një prezantues i BBC-së me shikim të kufizuar (i verbë...
Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shum...
Qyteti i Bufalos në shtetin e Nju Jorkut pritet të përball...
Moska tha sot se Ukraina e ka në dorë t’i japë fund lu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e ...
Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë KFOR dhe E...
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, preside...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar ...
Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngri...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ush...
Një sondazh gjithëpërfshirës i elektoratit në Shtetet e Ba...
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin ...
Ende pa ardhur data 24 shkurt 2022 në Nju Jork, Këshilli i...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
Ish-notarja kampione të vendit dhe kritikja e madhe e...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...