E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzoi të enjten Rusinë për shkelje të rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve humanitare në Ukrainë. Akuza u bë përmes një raporti mbi zhvillimet e fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës që iu dorëzua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Raporti përqëndrohet në vrasjet e civilëve nga forcat e armatosura ruse përmes ekzekutimeve në masë, të cilat u zhvilluan në 102 fshatra midis 24 shkurtit dhe 6 prillit.
Monitoruesit e OKB-së kanë dokumentuar vrasjet e 441 civilëve -- burra, gra, djem dhe vajza -- nga trupat ruse. Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Tuerk tha se shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.
“Në disa raste, ushtarët rusë ekzekutuan civilë në vendet e improvizuara të paraburgimit...edhe kur viktima kishte treguar qartë se nuk përbënte kërcënim, për shembull, duke i mbajtur duart lart. Ka tregues të fortë se ekzekutimet në masë të dokumentuara në raport mund të përbëjnë krim lufte të vrasjes me dashje”, tha zoti Tuerk.
Raporti dokumenton gjithashtu sulmet ruse mbi ndërtesat e banimit dhe sulmet me raketa në infrastrukturën kritike, duke përfshirë objektet energjetike, të cilat po shkaktojnë vështirësi ekstreme për civilët këtë dimër.
Zoti Tuerk tha se ekipi i tij në terren po vazhdon të dokumentojë shkeljet që prekin civilët dhe luftëtarët, duke përfshirë ndalimin arbitrar, zhdukjen e detyruar, torturën dhe dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Në Gjenevë, ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për krijimin e një gjykate speciale. Ajo tha se udhëheqja politike dhe ushtarake ruse duhet të mbahet përgjegjës për krimet dhe agresionin kundër Ukrainës.
Në prezantimin e raportit, zoti Tuerk shprehu indinjatën e tij për vuajtjet e shkaktuara mbi miliona njerëz në Ukrainë. Zoti Tuerk, i cili përfundoi një vizitë katër-ditore në Ukrainë një javë më parë, foli për vdekjet, ankthin e jetëve të çrrënjosura dhe të familjeve të ndara.
Që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ai tha se gati 8 milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe 6.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit. Zoti Tuerk tha se më shumë se 18 milionë njerëz - pothuajse gjysma e popullsisë - kanë nevojë për ndihmë humanitare.
“Rreth 1.5 milionë fëmijë janë në rrezik të depresionit, ankthit, çrregullimit të stresit post-traumatik dhe sëmundjeve të tjera mendore. Dhe këtë po e përmend në veçanti sepse tregon ndikimin e tmerrshëm që lufta ka patur veçanërisht te fëmijët”, tha zoti Tuerk.
Ambasadorja amerikane në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Michele Taylor tha se Shtetet e Bashkuara janë të indinjuara nga mizoritë e kryera në luftën kundër Ukrainës. Ajo i bëri thirrje Rusisë që t'i japë fund luftës dhe tha se Uashingtoni qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës./ Voa
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se...
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në sa...
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër ...
Të enjten Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendi...
Presidentja e Parlamentit Evropian premtoi një seri të...
Ministrat e Bashkimit Evropian votuan në fillim të jav...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fj...
Duke inauguruar një rrugë ka urinuar në pantallona. Është ...
Një tërmet 6.2 shkallësh të Rihterit ka goditur bregdetin ...
Grupimi "Shtetas të Rajhut, anëtarë të të cilit u arrestua...
Protestat në Iran, të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e t...
Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra ...
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...
Deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin...
Kosova ka synuar që t’u bashkohet organizatave perëndimore...
As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekono...
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e S...
Prokurori federal me përvojë Andrew Adams drejto...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...