SHBA-ja goditet nga një stuhi e fuqishme dimërore
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...

Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra avionëve luftarakë F-35, të prodhimit amerikan. Këto blerje do të jenë pjesë e rindërtimit të ushtrisë, proces që është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.
Komiteti për buxhet i Parlamentit gjerman miratoi tetë projekte në vlerë të përgjithshme prej 13 miliardë eurosh, përfshirë edhe blerjen e avionëve luftarakë F-35, që është paraparë të kushtojnë 10 miliardë euro.
Për shkak të sfidave aktuale të sigurisë, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, bashkëpunimi i ngushtë në mes aleatëve është më i rëndësishëm se kurrë, tha ambasada amerikane në Berlin, pas vendimit të autoriteteve gjermane.
“Programi gjerman i avionëve F-35 do të sigurojë vazhdimin e angazhimeve të Gjermanisë dhe do të garantojë mbrojtje më të fortë të NATO-s në të ardhmen”, tha ambasada amerikane.
Ambasadorja Amy Gutmann shkroi në Twitter se partneriteti i mbrojtjes mes SHBA-së dhe Gjermanisë kurrë nuk ka qenë më i fortë. Ajo tha se ky partneritet është shtyllë kyçe e partneritetit transatlantik të NATO-s.
Të 35 avionët luftarakë pritet që të dorëzohen në Gjermani mes viteve 2026 dhe 2029, tha ambasada amerikane.
Në mars, Berlini kishte njoftuar se dëshiron të blejë avionët amerikanë, për të zëvendësuar flotën e saj të Tornadove, që janë avionë më të vjetër. Por, Ministria e Mbrojtjes kishte ngritur shqetësime për këtë plan, duke paralajmëruar se mund të kishte “vonesa dhe kosto shtesë”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se lufta në Ukrainë e ka shtyrë Gjermaninë që ta bëjë këtë investim, që është investimi më i madh në ushtri që nga themelimi i saj pas Luftës së Dytë Botërore.
Komiteti parlamentar për buxhet po ashtu miratoi edhe blerjen e pushkëve të reja dhe radio-sistemee.
Kancelari Scholz, disa ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, kishte njoftuar se do të ndante 100 miliardë euro fonde për rindërtimin e ushtrisë. Paratë për blerjen e avionëve amerikanë do të merren nga ky fond./REL
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...
Deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin...
Kosova ka synuar që t’u bashkohet organizatave perëndimore...
As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekono...
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e S...
Prokurori federal me përvojë Andrew Adams drejto...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të m...
Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi ...
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kan...
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy sht...
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kievi tha më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin e 64 tr...
Nexhat Uglanin nga radhët e komunitetit boshnjak është zgj...
Një organizatë bamirëse për refugjatët ka dënuar qeverinë ...
Katari dërgoi mbi 260,000 £ dhurata, mikpritje dhe udhëtim...
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për...
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë...
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...