Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Protestat në Iran, të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e tyre të tretë, janë një betejë historike, e cila përball me njëra-tjetrën 2 forca të fuqishme dhe të papajtueshme: një popullatë kryesisht e re dhe moderne, krenare për qytetërimin e saj 2500-vjeçar dhe e dëshpëruar për ndryshim, që është rreshtuar kundër një regjimi teokratik të plakur dhe të izoluar, i përkushtuar vetëm për ruajtjen e pushtetit të tij, të garantuar për 43 vite shtypje brutale.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i vetmi sundimtar që kanë njohur shumë nga protestuesit e sotëm, duket se po përballet me një version të dilemës tipike që ka një diktator: në rast se ai nuk i ofron popullit të tij perspektivën për ndryshim, protestat do të vazhdojnë, por nëse e bën, ai rrezikon të shfaqet i dobët dhe të inkurajojë protestuesit.
Protestat nisën pas vdekjes më 16 shtator të gruas kurdo-iraniane, Mahsa Amini, kur ishte arrestuar nga policia e moralit me akuzën e mosmbajtjes si duhet të hixhabit. Edhe pse opozita iraniane ndaj regjimit është e paarmatosur, e paorganizuar dhe pa udhëheqës, protestat po vazhdojnë pavarësisht nga një shtypje e dhunshme nga regjimi.

Më shumë se 18.000 protestues janë arrestuar, më shumë se 475 të tjerë janë vrarë, dhe 11 persona janë dënuar me vdekje deri më tani. Të enjten e kaluar u ekzekutua me varje në litar 23-vjeçari Mohsen Shekari, që ishte arrestuar gjatë protestave. Pavarësisht se protesta ka pasur edhe më parë, ato aktuale duket se i kanë ndryshuar tashmë marrëdhëniet midis shtetit iranian dhe shoqërisë.
Shkelja e ligjit të hixhabit është ende një vepër penale, por gratë në mbarë Iranin, sidomos në Teheran, po refuzojnë gjithnjë e më shumë të mbulojnë flokët e tyre. Videot e të rinjve iranianë që ua heqin çallmat nga koka klerikëve shiitë janë bërë virale në mediat sociale.
Simbolet e qeverisë shpërfytyrohen dhe digjen vazhdimisht, përfshirë sipas raporteve në mediat sociale edhe shtëpinë stërgjyshore të babait të revolucionit, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Punëtorët, tregtarët e vegjël dhe punëtorët e industrisë petrokimike kanë hyrë në greva me ndërprerje, duke rikujtuar taktikat që ndihmuan në rrëzimin e monarkisë së Iranit në 1979.
Parimet ideologjike të Ajatollah Khameneit dhe ndjekësve të tij janë “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit” dhe këmbëngulja për mbajtjen e detyruar të hixhabit. Filozofia qeverisëse e Khameneit është formësuar dhe përforcuar nga tri kolapse të dukshme autoritare: Rënia e monarkisë së Iranit në vitin 1979, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe kryengritjet arabe të vitit 2011.

Leksioni që ka nxjerrë ai nga secila prej këtyre ngjarjeve ka qenë të mos bëjë kurrë kompromise nën presion, dhe asnjëherë kompromise mbi parimet. Sa herë që Khamenei është përballur me një dilemë midis reformës dhe represionit, ai ka zgjedhur gjithmonë forcimin e shtypjes.
Khamenei e kupton se anulimi i ligjit mbi mbajtjen e detyrueshme të hixhabit, do të jetë një portë drejt lirisë, dhe do të interpretohet nga shumë iranianë si një akt cenueshmërie, dhe jo si një veprim i madhërishëm. Se iranianët nuk do të qetësohen pas fitimit të lirisë së veshjes, por do të inkurajohen të kërkojnë të gjitha liritë që u mohohen në një teokraci, përfshirë lirinë për të pirë, ngrënë, lexuar, dashuruar, parë, dëgjuar dhe mbi të gjitha për të thënë çfarë të duan.
Ndërkohë ka shenja kaosi edhe brenda elitës në pushtet. Ndërsa disa zyrtarë kanë sugjeruar se do të shpërbëhet policia famëkeqe e moralit, të tjerë kanë sugjeruar se kjo është thjesht një taktikë e përkohshme sa për të rivendosur rendin. “Rënia e hixhabit do të ishte një shembje e flamurit të Republikës Islamike. Shamitë e kokës do të kthehen në kokat e grave pas 2 javësh, dhe grave që refuzojnë ta zbatojnë rregullin mund t’u ngrihen llogaritë bankare”- tha Hosein Xhalali, një klerik aleat i Khameneit, anëtar i Komisionit Kulturor të Parlamentit iranian.
Të paktën në letër, kapaciteti represiv i regjimit iranian mbetet i frikshëm. Ajatollah Khamenei është komandant i përgjithshëm i 190.000 trupave të armatosura të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, që mbikëqyr dhjetëra mijëra militantë Basij të ngarkuar me rrënjosjen e frikës dhe moralit publik.

Ushtria joideologjike e rekrutimit e Iranit, forcat aktive të së cilës përllogariten rreth 350.000, nuk ka gjasa të marrë pjesë në represionin masiv, por shpresat e protestuesve se ata do t’i bashkohen opozitës kanë qenë deri më tani të kota.
Deri më sot, interesat politike dhe financiare të Ajatollah Khameneit dhe Gardës Revolucionare kanë qenë të ndërthurura. Por protestat e vazhdueshme dhe thirrjet “Vdekje Khameneit” mund ta ndryshojnë këtë. A do dëshirojnë forcat iraniane të sigurisë të vazhdojnë të vrasin iranianë, për të ruajtur sundimin e një kleriku 80-vjeçar jopopullor dhe të sëmurë, që thuhet se shpreson t’ia lërë trashëgim pushtetin djalit të tij Mojtaba Khameneit, po aq jopopullor sa i ati?
Diskutimet e brendshme te shërbimet e sigurisë mbeten një mister. Por ka të ngjarë që si me ushtritë tuniziane dhe egjiptiane në vitin 2011, disa prej tyre të kenë nisur të mendojnë nëse heqja e diktatorit mund të ruajë interesat e tyre.
Lëvizja e protestës nuk e ka arritur ende atë pikë kthese, por ka shenja të shumta që një masë kritike e shoqërisë iraniane të ketë dyshime për qëndrueshmërinë e vazhdueshme të regjimit.
Si shumë regjime autokratike, Republika Islamike ka sunduar prej kohësh përmes frikës, por ka shenja në rritje se kjo frikë po zhduket. Sportistet dhe aktoret femra kanë filluar të garojnë pa hixhab, duke frymëzuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Kërkesat e lëvizjes aktuale janë përmbledhur në këngën e Shervin Hajipour “Baraye” (Për), e cila është bërë himni i protestave dhe artikulon “dëshirën për një jetë normale” dhe jo për një “parajsë të detyruar” të një shteti policor fetar.
Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane dhe izraelite, kanë deklaruar së fundmi se nuk besojnë se protestat e Iranit përbëjnë një kërcënim serioz për regjimin. Por historia ka ilustruar në mënyrë të përsëritur se asnjë shërbim sekret, asnjë teori e shkencave politike apo algoritëm nuk mund të parashikojë me saktësi kohën dhe rezultatin e kryengritjeve popullore.
Kështu CIA vlerësoi në gushtin e vitit 1978, më pak se 6 muaj para përmbysjes së monarkisë së Iranit, se Irani nuk ishte në një “situatë pararevolucionare”. Kjo sepse as vetë protagonistët - në këtë rast populli dhe regjimi iranian - nuk mund të parashikojnë se si do sillen në këtë situatë.
Abaz Amanat, një historian i Iranit, thotë se një nga faktorët kryesorë të jetëgjatësisë civilizuese të Iranit, që daton që në Perandorinë Persiane të 2500 viteve më parë, është fuqia e kulturës së saj për të bashkëvepruar me pushtuesit e tij.

“Për gati 2 mijë vite, kultura politike persiane, arriti të konvertonte me sukses pushtuesit turq, arabë dhe mongolë. Gjuha persiane, miti, kujtimet historike vazhduan të mbijetojnë. Iranianët i bindën pushtuesit të vlerësonin kulturën e lartë persiane të poezisë, ushqimit, pikturës, verës, muzikës, festave dhe etikës”- më tha ai.
Kur Ajatollah Khomeini mori pushtetin në vitin 1979, ai udhëhoqi një revolucion kulturor, i cili synoi të zëvendësonte patriotizmin iranian me një identitet të pastër islamik. Ajatollah Khamenei e vazhdon atë traditë edhe sot, por ai është një nga të paktët besimtarë të vërtetë së mbetur.
Ndërsa Republika Islamike u përpoq ta nënshtronte kulturën iraniane, është kultura dhe patriotizmi iranian, ai që po kërcënon ta zhbëjë Republikën Islamike. Katër dekada të fuqisë brutale të Republikës Islamike do të mposhten përfundimisht nga 2 mijëvjeçari i fuqisë së butë kulturore iraniane.
Pyetja nuk është më nëse, por kur do të ndodhë kjo gjë. Historia na ka mësuar se ekziston një marrëdhënie e kundërt midis guximit të një opozite dhe vendosmërisë së një regjimi, dhe kolapsi i një regjimi autoritar kalon shpeshherë brenda disa ditësh nga e paimagjinueshmja tek e pashmangshmja.
Shënim: Karim Sadjadpour, anëtar në think-tankun “Carnegie Endowment for International Peace”, ku ai është i fokusuar mbi Iranin dhe politikën e SHBA-së ndaj Lindjes së Mesme.
Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra ...
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...
Deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin...
Kosova ka synuar që t’u bashkohet organizatave perëndimore...
As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekono...
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e S...
Prokurori federal me përvojë Andrew Adams drejto...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të m...
Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi ...
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kan...
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Prokurorët amerikanë kanë paditur pesë rusë dhe dy sht...
Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf S...
Kievi tha më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin e 64 tr...
Nexhat Uglanin nga radhët e komunitetit boshnjak është zgj...
Një organizatë bamirëse për refugjatët ka dënuar qeverinë ...
Katari dërgoi mbi 260,000 £ dhurata, mikpritje dhe udhëtim...
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për...
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...