Belgjikë/ Arrestohet 35-vjeçari që vrau e copëtoi nënën e tij
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili vrau e copëtoi n...

Një raport i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Octopus, me seli në Prishtinë, vlerëson se Rusia po shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të shtuar ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.
Taulant Elshani, hulumtues i lartë në këtë institut tha se Serbia u ofron grupeve të tilla mbështetje financiare, infrastrukturore e mediatike për të shpërndarë përmbajtje propagandistike.
“Lidhjet politike, historike dhe kulturore si dhe interesat aktuale gjeopolitike e gjeostrategjike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë shërbejnë si boshti kurrizor rreth të cilit këto organizata djathtiste ekstremiste gravitojnë. Ky bosht pra shërben si ombrellë për këta eksponentë duke i financuar, mirëmbajtur veprimtaritë e tyre për të minuar dhe dëmtuar besueshmërinë e shteteve demokratike”, tha ai.
Veprimtaritë kryesore të këtyre grupeve sipas hulumtimit janë përhapja e gënjeshtrave, konfuzionit në rrjete sociale, përshkrimet e rrejshme për zona të ndryshme me peshë historike e religjioze, diskreditimi i udhëheqësve politikë, nxitja e urrejtjes por edhe e dhunës.
“Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se eksponentët e së djathtës ekstreme evropiane që veprojnë në Ballkan, kryesisht në Serbi, shpesh herë maskohen nën petkun e aktivistëve humanitarë apo organizatave humanitare, organizatave që kinse lehtësojnë komunikimin ndëretnik, duke u shtirur kryesisht pra që po bëjnë punë të tjera”, tha zoti Elshani.
Çedomir Stojkoviç avokat dhe politikan serb, tha se Beogradi zyrtar përdor këto grupe për të nxitur urrejtje e përçarje ndërmjet popujve në Ballkan, në mënyrë që të parandalojë integrimin e tyre në strukturat euro atlantike.
“Kjo është e përbashkëta ndërmjet Beogradit dhe Moskës për rreth dy dekada, sepse kur krijohet urrejtja ndaj kombit tjetër, dhe në Ballkan kjo është lehtësisht e arritshme dhe të gjithë e dimë përse, atëherë ndalohet edhe pajtimi e kur ndalohet pajtimi ndalohet edhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pajtimi është ndër elementet thelbësore për integrimin e këtij rajoni dhe Rusia nuk dëshiron kjo të ndodhë, siç nuk dëshiron që kjo të ndodhë as me Ukrainën”, tha ai duke vënë theksin te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Në këtë periudhë kohore është shumë e rëndësishme të dihet se kur ka rritje tensionesh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, këto tensione nuk krijohen nga populli sepse qyetarët në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë nuk ndiejnë asnjë tension kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Kosovën, tensionet krijohen nga grupet e djathta ekstreme dhe pastaj përdoren nga qeveria serbe”, tha ai.
Studimi i Institutit Oktopus thotë se pavarësisht që përfaqësuesit e së djathtës ekstreme mbajnë shpesh profil të ultë publik, rreziku prej tyre nuk është i tillë meqë mund të jenë shumë të dëmshëm për interesat kombëtare të shteteve të Ballkanit. Për të ulur këto rreziqe studimi rekomandon që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përforcojnë institucionet demokratike, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e mediave./ VOA
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili vrau e copëtoi n...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloy...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ...
Tre persona janë gjetur të pajetë në fshatin Rufc të Lipja...
Një anije mallrash e lashtë romake që daton në shekullin e...
Shkencëtarët e NASA-s po mbledhin shkëmbinj të lashtë nga ...
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim pasi zyrtarët g...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngri...
Udhëheqësit afrikanë i kërkuan presidentit rus Vladimir Pu...
Singapori ekzekutoi të premten një grua për herë të parë n...
Komisioni Evropian ka njoftuar se do të blejë 12 avionë të...
Olga Kharlan, fituese e medaljes së artë olimpike katër he...
Donald Trump urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në ...
Vitin e kaluar imazhi i Polonisë brenda Bashkimit Evropian...
UASHINGTON – Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump u tak...
12 adoleshentë rrahën një burrë në mënyrë barbare, jashtë...
Kina po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore d...
Forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë Staromaiorske. Pre...
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka shprehur këtë të e...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...