12 adoleshentë rrahin një burrë në mënyrë barbare (Video)
12 adoleshentë rrahën një burrë në mënyrë barbare, jashtë...

UASHINGTON – Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump u takuan të enjten me anëtarët e ekipit të prokurorit të posaçëm Jack Smith, përpara ngritjes së mundshme të akuzave rreth përpjekjeve të ish-presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, tha një person në dijeni të çështjes.
Në takim merrte pjesë edhe avokati i ish-Presidentit Trump, John Lauro, i tha personi agjencisë së lajmeve Associated Press, me kusht ruajtjen e anonimitetit.
Ish-Presidenti Trump e konfirmoi vetë takimin me një postim në rrjetin social Truth Social, ku shkruante se “Avokatët e mi patën një takim frutdhënës me Departamentin e Drejtësisë sot në mëngjes, duke shpjeguar me detaje se unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, kam marrë këshillat e shumë juristëve, dhe se një akuzë ndaj meje do ta shkatërronte më tej Vendin tonë”.
Ai shtoi se “gjatë takimit nuk pati asnjë tregues për një lajmërim” zyrtar për akuza.
Ish-Presidenti Trump, kandidati kryesor për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, u informua më herët këtë muaj nga zyra e prokurorit të posaçëm Smith se ishte objektiv i një hetimi të Departamentit të Drejtësisë, duke sugjeruar se mund të pasohej së shpejti nga akuza.
Hetimi është përqëndruar tek periudha e turbullt dymujore pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 kur zoti Trump refuzoi të pranojë humbjen ndaj demokratit Joe Biden dhe përhapi pretendime të pavërtetuara se i ishte vjedhur fitorja. Paqëndrueshmëria rezultoi në sulmin më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, kur ndjekësit e tij besnikë hynë me forcë në godinë, sulmuan oficerët e policisë dhe ndërprenë numërimin në Kongres të votave elektorale. Mbi 1 mijë persona janë akuzuar tashmë për vepra penale federale në lidhje me sulmin ndaj Kapitolit.
Në periudhën mes zgjedhjeve dhe sulmit në Kapitol, zoti Trump u bëri thirrje zyrtarëve lokalë të përmbysnin rezultatet në shtetet e tyre, ushtroi trysni ndaj Nënpresidentit Mike Pence që të ndalte çertifikimin e votave elektorale dhe pretendoi pa baza se zgjedhjet ishin manipuluar – megjithë faktin se zyrtarë të shumtë federalë dhe lokalë, një listë e gjatë gjykatash, zyrtarë të lartë të fushatës elektorale dhe madje edhe prokurori i tij i përgjithshëm kishin thënë se nuk kishte evidencë për manipulimin e pretenduar prej tij.
Një zëdhënës i prokurorit të posaçëm Smith nuk pranoi të komentojë për takimin e të enjtes. Zoti Lauro, avokati i ish-Presidentit Trump, nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi ku i kërkohej të komentonte.
Ish-Presidenti Trump u akuzua muajin e kaluar nga ekipi i prokurorit Smith për marrje dhe mbajtje të paligjshme të dokumentave të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Palm Beach, të Floridas, si dhe për fshehjen e tyre nga hetuesit. Ai u akuzua gjithashtu në muajin mars në Nju Jork me akuza për falsifikim të të dhënave të sipërmarrjes, në lidhje me një pagesë për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë. Gjithashtu, prokurorët në Qarkun Fulton, të Xhorxhias, po përgatisin njoftimin për akuza në javët në vazhdim në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet./ VOA
12 adoleshentë rrahën një burrë në mënyrë barbare, jashtë...
Kina po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore d...
Forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë Staromaiorske. Pre...
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka shprehur këtë të e...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë...
Autoritetet në Minsk e kanë shitur një banesë dydhomëshe, ...
Një vajzë nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më p...
Unaza e reperit të ndjerë Tupac Shakur u shit të martën më...
Raportohet se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar W...
Vladimir Putin ka premtuar furnizime falas me grurë për gj...
Qeveria e Kosovës ka reaguar për koreografinë provokuese n...
Pas dy muajsh përparim të ngadalshëm në fushën e betejës, ...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lënë sallë...
Zëdhënës të ushtrisë së Nigerisë në një deklaratë për medi...
Shtetasit holandezë po konkurrojnë me emigrantët për streh...
Sindikatat e taksistëve kanë kundërshtuar ashpër çdo lëviz...
Dyzet e pesë punonjës nga ambasada ruse, duke përfshirë di...
Ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa, i kërkoi Gjerman...
Luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonin jugor të Zaporizhzh...
Sinéad O'Connor, ylli i popit irlandez, ka ndërruar jetë n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...