Lufthansa Group modernizon WiFi-në në bord/ 850 avionë do të pajisen me internet satelitor Starlink
Lufthansa Group ka njoftuar një investim të madh në përmir...

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po qëndron në Prishtinë të mërkurën për takime me udhëheqës të vendit, para se ta vizitojë edhe Serbinë në përpjekje për të shënuar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.
Sorensen u takua fillimisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës herët në mëngjes. Më vonë, ai u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në zyrën e saj.
Nuk janë paralajmëruar deklarime për media pas takimeve. Sorensen pritet të ketë takim edhe me opozitën kosovare më vonë. Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do të udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë. Vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.
Mungesa e përparimit në dialog gjatë kësaj kohe iu atribuua kryesisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe Serbi, e jo mungesës së angazhimit të ndërmjetësit europian. Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë raund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.
Marrë parasysh se Brukseli është anashkaluar shpesh në çështje si: bisedimet për paqe për Ukrainën, lufta në Gazë dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së thonë me shaka se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë “fryti më i lehtë” që mund ta arrijë blloku në këtë moment.
Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, në 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Europian këmbëngul se ajo është e detyrueshme për të dyja palët.
Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar. /REL
Lufthansa Group ka njoftuar një investim të madh në përmir...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, parashikon sulme ...
Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha...
Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj Je...
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar nd...
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ndërmarr...
Një ngjarje tragjike është shënuar në Tajlandë, ku si paso...
Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugu...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinum...
Erëra të forta, borë dhe temperatura të ulëta kanë goditur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që ...
Një elefant i egër ka shkaktuar tmerr në shtetin Jharkhand...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...
Viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që...
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri këtë të martë brenda ...
Kushtet e akullta të motit në Europë kanë detyruar mbyllje...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...