Prej katër vitesh në luftë/ Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, parashikon sulme ...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se i ka ofruar dorëheqjen Kuvendit të partisë.
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Abdixhiku thekson se Kuvendi, si organi më i lartë i partisë, do të vendosë jo vetëm për fatin e kryetarit, por edhe për rrugëtimin e ardhshëm të LDK-së.
Postimi i plotë:
Para shtëpisë sonë, anëtarësisë tonë; me transparencë të plotë.
Ishte një takim joformal, konsultativ me nënkryetarët e LDK-së, por me interesim të jashtëzakonshëm publik, për çka i falënderoj sinqerisht mediat e Kosovës.
Siç kam deklaruar në konferencën për shtyp natën e zgjedhjeve, e kam për obligim moral, njerëzor dhe politik t’ia ofroj dorëheqjen time anëtarësisë së LDK-së, përkatësisht Kuvendit tonë. Nuk e bëj këtë për të ikur nga përgjegjësia, por për t’u përballur me të. Sepse përgjegjësia nuk bartet me justifikime, por me guxim për t’u vënë përpara gjykimit të njerëzve të tu.
Kuvendi, si organi më i lartë i partisë, le të vendosë me dinjitet demokratik jo vetëm për fatin e kryetarit dhe timin personal, por edhe për rrugëtimin e ardhshëm të LDK-së.
Ju falënderoj nga zemra për të gjitha mesazhet e marra, një nga një, që nga nata e zgjedhjeve e deri sot, dhe për kërkesat e shumta për mosdorëheqje. Secili prej tyre më ka prekur. Më ka kujtuar sa shumë njerëz kanë besuar, kanë punuar dhe kanë sakrifikuar për këtë shtëpi politike. Dhe pikërisht për ta, nuk kam të drejtë as të fshihem, as të mbrohem pas askujt tjetër. Kam vetëm detyrimin të dal përpara. Sepse mbi çdo ndjenjë personale qëndron përgjegjësia ndaj anëtarësisë dhe ndaj institucionit që përfaqësojmë. Le të vendosë anëtarësia jonë. Kjo është mënyra më e ndershme dhe më e drejtë.
Në këtë proces, nuk jam as i pagabueshëm, as i përsosur. Kam bërë gjithçka që kam ditur e kam mundur për LDK-në. Disa beteja i fituam, disa i humbëm. Por asnjëherë nuk kam punuar për veten time më shumë sesa për këtë parti.
Në këtë kohë, secili që ka ambicie, vullnet dhe aftësi, le ta kërkojë hapur mbështetjen e anëtarësisë sonë. Demokracia nuk është rehati; është guxim për të hyrë në garë, edhe kur është e vështirë.
Fillimisht do ta mbledhim Kryesinë, në një takim zyrtar. Më pas edhe Kuvendin. Dhe çfarëdo që të vendosë anëtarësia, unë do ta respektoj me qetësi dhe dinjitet, sepse mbi çdo emër, mbi çdo funksion, qëndron LDK-ja dhe besimi i njerëzve të saj.
Vendimi për dorëheqje i Abdixhikut vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Albin Kurtin fitoi 51.11% të votave apo përkthyer në vota, 486.994 vota që i japin 57 vende në Kuvend. Vetë Kurti ishte personi më i votuar në Kosovë duke marrë 404.023 vota.
Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19% të votave apo 22 vende në Kuvendin prej 120 deputetësh. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë kësaj partie 15 vende në organin ligjvënës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e afërt me Beogradin zyrtar, do të ketë nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. /CNA
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, parashikon sulme ...
Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha...
Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj Je...
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar nd...
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ndërmarr...
Një ngjarje tragjike është shënuar në Tajlandë, ku si paso...
Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugu...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinum...
Erëra të forta, borë dhe temperatura të ulëta kanë goditur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që ...
Një elefant i egër ka shkaktuar tmerr në shtetin Jharkhand...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...
Viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që...
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri këtë të martë brenda ...
Kushtet e akullta të motit në Europë kanë detyruar mbyllje...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrai...
Hungaria ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...