Hungaria shpall datën e zgjedhjeve parlamentare
Hungaria ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahe...

Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Rusia i përdori gati 300 dronë sulmues, si dhe 18 raketa balistike dhe shtatë raketa lundruese.
“Gjendja në rajonin e Kievit është e rëndë. Disa qindra mijëra familje janë pa energji elektrike tani”, tha Zelensky në një postim në "X".
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kishte kryer një “sulm të madh” ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, duke pretenduar se ato përdoreshin nga ushtria e Ukrainës dhe kompleksi i saj ushtarako-industrial.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, e akuzoi Rusinë se po godet qëllimisht infrastrukturën energjetike për t’i privuar civilët nga energjia elektrike, uji dhe ngrohja në kushtet e motit të acartë.
“Rusia po përpiqet qëllimisht të krijojë kushte jetese, të llogaritura për të sjellë shkatërrimin fizik të popullit ukrainas”, shkroi ai në "X", duke shtuar se një veprim i tillë hyn në përkufizimin e Nenit II (c) të Konventës për Gjenocidin.
Furnizuesi kryesor privat i energjisë në Ukrainë, DTEK, raportoi se raketat ruse goditën gjatë natës një termocentral. Ky ishte sulmi i tetë madhor ndaj objekteve të tij që nga tetori i vitit 2025.
Operatori shtetëror i energjisë, Ukrenergo, njoftoi më 13 janar se sulmi rus me raketa dhe dronë kishte në shënjestër objekte energjetike në disa rajone, duke lënë shumë konsumatorë pa energji elektrike në Kiev dhe rajonin e Kievit, si dhe në rajonet Çernihiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Zhitomir, Harkiv dhe Donjeck.
Ai shtoi se puna për riparimin dhe rikthimin e furnizimit ka nisur kudo që kushtet e sigurisë mundësuan.
Guvernatori rajonal raportoi se një sulm rus në rajonin e Harkivit vrau katër njerëz dhe plagosi disa të tjerë.
“Numri i njerëzve të vrarë nga sulmi i armikut në periferi të Harkivit ka arritur në katër”, shkroi Oleh Syniehubov në "Telegram".
Kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se një dron rus goditi një institucion mjekësor për fëmijë, duke shkaktuar zjarr.
Sulmet gjatë natës goditën gjithashtu rajone të tjera ukrainase, përfshirë qytetin jugor të Odesës.
Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, deklaroi se ndërtesa banimi, një spital, një shkollë dhe një kopsht fëmijësh u dëmtuan — dhe të paktën pesë persona u plagosën në dy valë sulmesh.
Moska ka pretenduar vazhdimisht se nuk synon infrastrukturën civile të Ukrainës, pavarësisht provave gjithnjë e më të mëdha që tregojnë të kundërtën.
Të dhënat tregojnë se forcat ruse intensifikuan sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe të gazit të Ukrainës në fillim të vjeshtës së vitit 2025, duke ndërprerë furnizimet gjatë sezonit të ngrohjes. /REL
Hungaria ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahe...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka deklaruar se do të...
Një seancë apeli nga politikania franceze e ekstremit të d...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fille...
Kushtet e këqija atmosferike dhe temperaturat e ulëta kanë...
Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, parashikoi se regjimi n...
Pas 47 vjetësh në mërgim, djali i Shahut të rrëzuar po bëh...
Qeveria e Groenlandës ka thënë se “nuk mund ta pranojë në ...
Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ush...
Një pushtim ushtarak i Groenlandës nga SHBA-të do të nënku...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të hënën se do të ven...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se udhëheqësja e opozitës v...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takim...
Shoferët e taksive në rajonin e madh të Atikës do të nisin...
Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të aneks...
Kosova duhet ta ratifikojë menjëherë marrëveshjen me Bashk...
Presidentja e PE, Roberta Metsola ka ndaluar çdo përfaqësu...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar më shumë se 10...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se Presidentja e Kom...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...