Ngricat pushtojnë aeroportin e Vjenës/ Anulohen përkohësisht fluturimet
Kushtet e këqija atmosferike dhe temperaturat e ulëta kanë...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.
Aktakuza ndaj Hajdarit ishte ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Sipas aktakuzës, Hajdari dhe dy zyrtarë të MINT-it i kishin shkaktuar dëm prej rreth 3 milionë eurosh buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2022, kur dyshohet se kishin blerë një sasi vaji dhe gruri jashtë vendit, por që s'kishin mbërritur kurrë në Kosovë.
Dështimi i mëparshëm i seancës fillestare
Seanca fillestare ishte caktuar edhe më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por kishte dështuar për shkak se Hajdari dhe avokati i të akuzuarit tjetër, Irfan Lipovica nuk ishin të pranishëm.
Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, kishte thënë se Hajdarit i ishte dërguar ftesa për pjesëmarrje përmes postës, por nuk kishte marrë përgjigje nëse ajo e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.
Më pas, Hajdari kishte shkruar në "Facebook" se “nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës”.
“Në momentin që e pranoj thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore”, shtoi ajo.
Aktakuza për rezervat shtetërore
Hajdari, sipas aktakuzës së ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar, akuzohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurosh si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.
Rezervat shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime europiane.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. /REL
Kushtet e këqija atmosferike dhe temperaturat e ulëta kanë...
Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, parashikoi se regjimi n...
Pas 47 vjetësh në mërgim, djali i Shahut të rrëzuar po bëh...
Qeveria e Groenlandës ka thënë se “nuk mund ta pranojë në ...
Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ush...
Një pushtim ushtarak i Groenlandës nga SHBA-të do të nënku...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të hënën se do të ven...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se udhëheqësja e opozitës v...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takim...
Shoferët e taksive në rajonin e madh të Atikës do të nisin...
Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të aneks...
Kosova duhet ta ratifikojë menjëherë marrëveshjen me Bashk...
Presidentja e PE, Roberta Metsola ka ndaluar çdo përfaqësu...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar më shumë se 10...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se Presidentja e Kom...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të...
Papa Leo XIV u takua këtë të hënë me udhëheqësen e opozitë...
Policia spanjolle ka deklaruar sot se gati 10 ton kokainë ...
Mbyllja mbarëkombëtare e internetit në Iran ka hyrë sot në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...