Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.
Rusia ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore, duke goditur disa rajone ukrainase, duke bombarduar qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska ka thënë se këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Zotimet nga aleatët përfshijnë edhe njoftimin e Francës se do të dërgojë radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë gjatë javëve në vijim. Kanadaja po ashtu tha se do të ofrojë artileri dhe veshje dimërore dhe furnizime të tjera për ushtarët ukrainas.
Gjermania ka dërguar sistemin e parë të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM. Berlini do të dërgojë në total katër sisteme të tilla në Ukrainë. Ndërkaq, Uashingtoni tha se do të përshpejtojë dërgimin e sistemeve të premtuara ajrore, NASAMS.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se vala e fundit e sulmeve nxjerr në pah “mizorinë” e Rusisë, qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Duke vlerësuar përpjekjet për luftë të presidentit rus, Vladimir Putin, ai tha se veprimet e liderit rus kanë unifikuar komunitetin ndërkombëtar.
“E gjithë bota ka parë sërish ligësinë dhe mizorinë e luftës së Putinit, që ka rrënjët në agresion dhe që përbuzë rregullat e luftës”, tha Austin gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.
Austin u tha gazetarëve pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës se Kievi ka ndryshuar momentumin që nga shtatori, duke rimarrë territor, por shtoi se asaj i duhet më shumë ndihmë.
Ministrat e NATO-s do të zhvillojnë takime edhe më 13 tetor dhe pritet të vendosin që të rrisin stoqet me municion dhe pajisje ushtarake për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të aleancës.
Ata po ashtu pritet të diskutojnë për aftësitë e aleancës para stërvitjeve vjetore bërthamore të NATO-s, por edhe për nevojën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike, pas akteve të fundit të sabotimit.
Shtetet aspiruese për anëtarësim në NATO, Finlanda dhe Suedia, po ashtu janë ftuar në takimin dyditor të aleancës./REL
Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit europianë po i drejtohen...
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock,...
“Zgjohem çdo mëngjes, duke menduar se kjo mund të jetë dit...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të t...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë S...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është opti...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, ...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në...
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...