I shoqi përdhunoi të miturën/ Bashkëshortja ofron 10 mijë euro për të mbyllur “gojën” e familjes së 12-vjeçares
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...

Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në rrjetet sociale, gjenerali 56-vjeçar shpesh përmendet si "kasapi i Sirisë", "kanibali" ose "Gjenerali i Harmagedonit". Gjatë luftës në Siri në 2017 dhe përsëri në 2019, ai udhëhoqi forcat e armatosura ruse.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, Surovikini ka komanduar grupin jugor të trupave. Emërimi i tij për të udhëhequr të gjithë ushtrinë pushtuese është pjesë e strategjisë së përshkallëzimit të presidentit rus Vladimir Putin, tha për "Deutsche Welle" Margarete Klein, eksperte e politikës ushtarake dhe të sigurisë ruse në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Qëllimi është një efekt psikologjik në Ukrainë, për ta demoralizuar dhe penguar atë. Klein gjithashtu pret që ushtria ruse nën Surovikinin të sulmojë dukshëm më shumë objektiva civile se deri tani.
Angazhim i paskrupullt në Siri
Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Surovikinin se është përgjegjës për krime lufte në Siri dhe se ka terrorizuar popullatën civile. Sipas Human Rights Watch-it, ai bombardoi spitalet në provincën Idlib kur dihej se atje kishte shumë fëmijë. Ai gjithashtu thuhet se të paktën miratoi, nëse nuk urdhëroi, sulmet me gaz kimik kundër civilëve në Siri. Ai gjithashtu besohet se është përgjegjës për bombardimin e qytetit të Aleppos, të cilin Forcat Ajrore Ruse e bënë shkrumb e hi në vitin 2016. Në vitin 2017, Putini i dha medaljen "Hero i Rusisë" për ndërhyrjen e tij ushtarake në Siri.

Me origjinë nga Novosibirsku, Sergej Surovikini me sjellje buldozeri, ndoqi shkollën e lartë ushtarake në Omsk në 1987 dhe luftoi në luftën në Afganistan.
Në vitin 1991, ai mori pjesë në puçin e dështuar të gushtit kundër presidentit Mikhail Gorbaçov. Si komandant zjarri, ai urdhëroi ushtarët e tij të shtypnin me tanke tre demonstrues që kishin ngritur barrikada në rrugë. Kjo bëri që ai të kalonte gjashtë muaj pas hekurave. Ai nuk pranoi të mbante përgjegjësi për këtë akt: ai po zbatonte vetëm urdhrat, deklaroi ai në prokurori.
Ai e vazhdoi me sukses karrierën e tij në ushtrinë ruse. Surovikini ishte veçanërisht i angazhuar në 2004 dhe 2005 në Luftën e Dytë çeçene, dhe në tetor 2017 ai u bë Komandant i Përgjithshëm i Forcave Ajrore Ruse.

A u pasurua ai edhe personalisht me këtë rast? "Ne nuk kemi prova," thotë shkencëtarja Margarete Klein. Por e dimë se korrupsioni është shumë i përhapur në ushtrinë ruse.
Emërimi i Surovikinit si Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë u prit ngrohtësisht në Rusi nga të gjithë ata që, pas pengesave të fundit të ushtrisë ruse në lindje të vendit, donin veprime më të fuqishme, duke filluar me lideri çeçen Ramzan Kadirov.
Në fund të qershorit, Sergei Surovikin arriti të pushtojë qytetin e Sjewjerodonezk-ut në Donbass pas betejave të gjata dhe mijëra vdekjeve. Sipas Margarete Klein, suksesi i tij si komandant i përgjithshëm do të varet mbi të gjitha nga aftësia e tij për të përmirësuar koordinimin brenda ushtrisë ruse./DW
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
Izraeli tha se është afër arritjes së marrëveshjes “histor...
Komisioni Europian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anemba...
Cili shtet është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjerm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...