VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit europianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyror, ndërsa përpiqen të zëvendësojnë sasinë e importuar nga Rusia.
Ndërsa rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Europën, mungesa e infrastrukturës dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në pjesë të tjera të kontinentit të rrisin eksportet.
Nigeria ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në kontinent, por mbulon vetëm 14% të importeve të gazit natyror të lëngshëm të Bashkimit Europian, sasi që eksportohet me anije. Algjeria dhe Egjipti përbënin 60% të prodhimit të gazit natyror të Afrikës në vitin 2020 dhe nuk eksportojnë mjaftueshëm për të zëvendësuar furnizimet ruse të karburantit që nevojitet për fabrikat, e ngrohje.
Një projekt i ri i gazit natyror të lëngshëm në brigjet perëndimore të Afrikës mund të jetë vetëm 80% i përfunduar, por tashmë e ardhmja e një furnizuesi të ri energjie ka nxitur vizita nga udhëheqësit e Polonisë dhe Gjermanisë.
Fusha pranë brigjeve të Senegalit dhe Mauritanisë besohet se përmban gaz pesë herë më shumë sesa ajo që përdori Gjermania gjatë gjithë vitit 2019. Gjermania është një vend që varet shumë nga gazi. Por, prodhimi nuk pritet të fillojë deri në fundin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Gordon Birrell, një nga udhëheqësit e projektit, ku është përfshirë edhe “British Petroleum”, thotë se kjo po bëhet në kohën e duhur, pasi Europa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.
“Ngjarjet aktuale botërore po dëshmojnë rolin jetik që (gazi i lëngshëm) mund të luajë në mbështetjen e sigurisë energjetike të vendeve e rajoneve të ndryshme”, tha ai në një takim mbi industrinë e energjisë në Afrikën Perëndimore muajin e kaluar.
Vende të tjera si Mozambiku kanë zbuluar rezerva të mëdha gazi, por projektet po vonohen si pasojë e dhunës nga militantët islamikë.
Europa po përpiqet të sigurojë burime alternative pasi Moska ka zvogëluar dërgesat e gazit natyror në vendet e BE-së, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe frikën se një krizë mund të jetë e pashmangshme.
Udhëheqësit europianë janë dyndur në vende si Norvegjia, Katari, Azerbajxhani dhe veçanërisht në Afrikën e Veriut, ku Algjeria ka tashmë një tubacion që shkon në Itali dhe një tjetër në Spanjë.
Italia nënshkroi marrëveshje për gazin në vlerë prej 4 miliardë dollarësh me Algjerinë në korrik, një muaj pasi Egjipti arriti marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Izraelin, për të rritur shitjet e gazit të lëngshëm.
Angola gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje gazi me Italinë.
Udhëheqësit afrikanë si presidenti senegalez Macky Sall duan që vendet e tyre të fitojnë para në këto projekte, ndonëse ata nuk duan t'i eksportojnë gjithë sasinë, pasi rreth 600 milionë afrikanë nuk furnizohen me energji elektrike.
Egjipti, një shtet që gjendet në një situatë ku ka nevojë për para në dorë po kërkon gjithashtu të eksportojë më shumë gaz natyror në Evropë.
Kryeministri Mostafa Madbouly thotë se Egjipti shpreson të marrë 450 milionë dollarë shtesë në muaj në valutë të huaj duke bërë që 15% e gazit që përdoret për nevoja të brendshme të eksportohet, njoftoi media shtetërore.
Në jug, Mozambiku pritej të shndërrohej në eksportuesin më të madh të gazit të lëngshëm pas zbulimit të sasive të konsiderueshme përgjatë bregdetit të Oqeanit Indian në vitin 2010. “TotalEnergies” e Francës investoi 20 miliardë dollarë dhe filloi punën për nxjerrjen e gazit.
Por dhuna ekstremiste islamike e detyroi vitin e kaluar “TotalEnergies” të ndalojë projektin për një kohë të pacaktuar./VOA
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock,...
“Zgjohem çdo mëngjes, duke menduar se kjo mund të jetë dit...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të t...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë S...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është opti...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, ...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në...
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...