Shtëpia e Bardhë: Mbrojtja ajrore e Ukrainës, përparësi jona
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...

Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inskenuara nga armiku”. Por analisti Ali Vaez, njohës i zhvillimeve politike në Iran, thotë se zemërimi në vend është rritur për shkak të korrupsionit dhe situatës ekonomike.
Autoritetet iraniane përshkallëzuan goditjen e protestuesve, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit, ndërsa ishte arrestuar nga policia e moralit. Sipas aktivistëve edhe punëtorët e një rafinerie nafte protestuan.
Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.
“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet se protestat në Iran do të mbyten vetëm nga sistemi duke përdorur grushtin e tij tradicional të hekurt, që po përpiqet të shuajë protestat”, thotë Ali Vaez, një analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, në Bruksel.
Sipas tij qeveria është përgjegjëse për nisjen e këtyre protestave dhe shkaku i vërtetë thotë ai është korrupsioni i lartë në vend dhe mbyllja e hapësirës politike.
“Unë mendoj se ky moment është rezultat i gabimeve të Republikës Islamike. Në fakt, Republika Islamike dhe udhëheqja e saj janë shkaku i kësaj lëvizjeje thjesht sepse e shtynë shoqërinë në kufijtë e saj. Populli iranian ka vuajtur nga rënia ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe sanksioneve gjatë dekadës së fundit, cilësia e jetës së tyre po përkeqësohet dita-ditës. Gjithashtu, në aspektin social dhe kulturor, sistemi ka shtuar presionin mbi shoqërinë. Ata po shkelnin të drejtat e pakicave në mënyra që nuk i kishim parë. Dhe së fundmi, ata po mbyllnin hapësirën politike”, thotë më tej analisti politik.
Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inseknuara nga armiku”.
Qeveria e Iranit këmbëngul se 22-vjeçarja Mahsa Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike.
Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin. 22-vjeçarja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj./ VOA
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, ...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në...
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...