Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

“Zgjohem çdo mëngjes, duke menduar se kjo mund të jetë dita ime e fundit. Nuk kam jetuar kurrë kështu”- më tha një vajzë e re në Kiev 10 ditë më parë, kur vizitova kryeqytetin ukrainas. Ai dukej i qetë dhe jeta vazhdonte normalisht. Por këtë javë u rikthyen sulmet e rusëve me raketa.
Pra nuk ka normalitet. Lufta është një përvojë gjithëpërfshirëse. Çdo ukrainas është i përfshirë në të, në një mënyrë a tjetrën: duke luftuar, duke ndihmuar në prapavijë, duke u kujdesur për më të dobëtit, duke u shqetësuar dhe duke qarë.
Gjatë qëndrimit të fundit në Kiev kuptova 2 gjëra. Së pari, shumica e ukrainasve e shohin vërtet konfliktin si një luftë mbijetese për kombin e tyre. Ata e shohin atë përmes lenteve të shtypjes ruse të kombësisë ukrainase që në shekullin XIX-të, dhe vrasjes së miliona ukrainasve nga Stalini gjatë urisë së madhe të Holodomorit në vitet 1930.
Kisha lexuar për të dyja. Por vetëm nëpërmjet bisedave me banorët në Kiev e kuptova tamam intensitetin e kësaj traume. Nuk është e habitshme pse polakët po e mbështesin kaq shumë Ukrainën. Ata përjetuan trauma të ngjashme nga Rusia dhe Gjermania. Historia është e ngjashme për shtetet baltike.
Bindja se kjo është një luftë për mbijetese, e bën të tingëllojë shumë të gabuar diskutimin midis analistëve gjeopolitikë. Këta të fundit pyesin se sa humbje duhet të përjetojë Moska në front, përpara se gjërat të bëhen shumë të rrezikshme. Por fitorja dhe disfata nuk mund të balancohen saktësisht, a thua se lufta është një test laboratorik.
Për ukrainasit, faza “shumë të rrezikshme” ka kaluar prej shumë kohësh. Që në vitin 2014, ose të paktën që më 24 shkurt të këtij viti. Rusia e ka sulmuar Ukrainën, popullin e saj dhe kombin për 8 vite. Dhe nuk është penduar aspak për këtë agresion. Përkundrazi çdo ditë ekspertët e saj flasin më televizionet e regjimit “për të ashtuquajturën Ukrainë”.

Ukrainasit mendojnë se mund t’i blejnë vetes disa vite ose ndoshta edhe dekada qetësi nëse e mposhtin ushtrinë ruse dhe e largojnë atë nga vendi i tyre. Ky është një supozim racional, që duhet ta ndajnë edhe aleatët e Ukrainës, sepse Ukraina nuk mund të luftojë pa mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike.
Gjëja më e keqe që mund të bëjnë aleatët dhe analistët e tyre, është të mendojnë pafundësisht se si mund të jetë një “marrëveshje politike”. Sepse termi “marrëveshje politike” është një eufemizëm për dorëzimin tek Rusia të një pjese të territorit ukrainas. Diskutimi i pafund mbi një zgjidhje politike anashkalon një problem tjetër.
Putin e ka përjashtuar atë. Ai shpalli pak ditë më parë “aneksimin” e 4 rajoneve të Ukrainës, duke i shpallur ato si përjetësisht ruse, përpara se t’i thoshte Ukrainës: “Hajde tani negociojmë!”, duke i bërë këto fjalë tërësisht të pakuptimta. Mund të ketë një moment kur qeveria ruse do të dëshirojë të negociojë realisht.
Lufta po shkon shumë keq për ta. Pastaj mund të ketë bisedime (edhe pse ndoshta jo me Putinin). Qeveria ukrainase do ta shqyrtojë situatën në konsultim të ngushtë me aleatët e saj. Më pas mund të shfaqen skenarë të mundshëm. Por shitja e territorit dhe njerëzve që banojnë në to përmes diskutimeve abstrakte është e pakuptimtë dhe fyese.
Gjëja e dytë që kuptova gjatë qëndrimit tim në Kiev është: shumë njerëz në Perëndim do të donin që edhe Ukraina të ishte paksa fajtore, ose të paktën të ishte problematike. Ata thonë: I shihni nazistët e regjimit Azov! Po korrupsionin? Dhe a nuk do të preferonin disa ukrainas të jetonin në Rusi?
Po pse këta njerëz janë të fiksuar pas problemeve dhe çështjeve të Ukrainës që nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin? Një listë problemesh serioze mund të përpilohet për thuajse çdo vend në botë. Por, në rastin e Ukrainës, si mund të lidhen këto probleme me sulmin brutal nga një vend fqinj që dëshiron të grabitë tokën dhe shkatërrojë kulturën tuaj?
Ato nuk kanë asnjë lidhje. Por sipas tyre është mirë të mendohet se ato janë të lidhura midis tyre. Pasi të jep një lloj lehtësimi psikologjik. Nëse edhe Ukraina do të ishte paksa fajtore, a nuk do të ishte gjithçka shumë më e lehtë? Atëherë mund ta cilësojmë këtë konflikt si një luftë historike e ndërlikuar midis 2 fqinjëve, e vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët.

Mund të ndiheshim më mirë dhe më racional duke thënë se Ukraina duhet të gjejë një lloj zgjidhjeje politike. Ndaj ajo le t’i lëshojë pak territore Rusisë. Pra t’i lërë një pjesë të qytetarëve të merren nga një vend tjetër (gjithsesi ata flasin rusisht apo jo?). Ne i ndihmuam, por tani është mjaft.
Unë kam punuar për më shumë se 8 vjet në Ukrainë, dhe e kam vizituar shumë herë këtë vend. Ukraina ka probleme të brendshme, por nuk e ka shkaktuar ajo këtë luftë. Sot ajo ka vetëm një problem ekzistencial: Rusinë. Dhe kjo e fundit është edhe problemi ynë. Pasi prej më shumë se 1 dekade, Kremlini po ndjek rrugën e agresionit revizionist.
Ai dëshiron të shkatërrojë paqen dhe demokracinë evropiane, bashkë me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Demokracitë janë larg të qenit të përsosura. Ato zbatojnë standarde të dyfishta dhe shpeshherë bëjnë kompromise të këqija midis atyre që i përcaktojnë si interesa dhe vlera të tyre.
Por Rusia është ndryshe. Politika e saj është të ndihmojë sistematikisht diktatorët në mbarë botën për të shtypur njerëzit e tyre. Ukraina është vija e parë e një lufte kundër të gjithëve ne. Prandaj më e mira që mund të bëjmë, është ta mbështesim Ukrainën për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Është një rrugë e vështirë. Dhe jo të gjithë besojnë se kjo është rruga e duhur që duhet ndjekur. Ky është një diskutim legjitim, por duhet të jemi i sinqertë. Njerëzit që propozojnë “zgjidhje politike” duhet të shpjegojnë realitetet brutale dhe rreziqet që lidhen me zgjidhjet e tyre.
Shënim:Michael Meyer-Resende, drejtor ekzekutiv i “Democracy Reporting International”, një ojq e pavarur me seli në Berlin të Gjermanisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të t...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë S...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është opti...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, ...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në...
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...