Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, debate me qytetarët
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...

Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të premten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj - të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese dhe diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve në vend.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjës, të bëra në vitin 2023 nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në vend, Christian Schmidt, parashikohen ndëshkime për mosbindjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Çdo njeri i përfshirë në organizimin e festimit jokushtetues të 9 Janarit si Dita e Republikës Sërpska mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe me masa ndalimi për të mbajtur poste publike. Megjithatë, askush nuk është ndëshkuar deri më tani.
Zyra e Prokurorit të Bosnjës tregoi për Radion Evropa e Lirë se një çështje ishte hapur një vit më parë në lidhje me shënimin e mëparshëm të Ditës së Republikës Sërpska dhe se dy prokurorë po punojnë në këtë rast.
Në paradën në sheshin Krajina në Banjallukë – ku u vendosën rreth 800 oficerë policie – morën pjesë zyrtarë nga Serbia përkrah atyre të Republikës Sërpska.
Po ashtu, në këtë ngjarjen morën pjesë afërsisht 2.000 pjesëmarrës nga rreth tridhjetë organizata civile nga entiteti serb i Bosnjës dhe nga Serbia fqinje.
Midis të ftuarve që ndoqën paradën nga afër ishin anëtarja e Presidencës së Bsonjës Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq me ministra, presidentja në detyrë e Republikës Sërpska, Ana Trishiq-Babiq, presidenti i Asamblesë Kombëtare të entitetit, Nenad Stevandiq, si dhe disa përfaqësues të entitetit dhe shtetit.
Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk mungoi, së bashku me Rod Bllagojeviq, ish-guvernatorin e shtetit të Illinois.
Për dallim nga vitet paraprake, ambasadori rus në Bosnjë, Igor Kalabuhov, nuk mori pjesë.
Ndër të tjerë, në paradë morën pjesë edhe anëtarë të një dege të grupit rus të motorçiklistëve "Ujqërit e Natës", i njohur për mbështetjen e tij për Kremlinin.
Përveç oficerëve të MUP-it, përfshirë Njësinë Speciale Antiterroriste dhe shkollat e policisë, marshuan edhe anëtarë të organizatave të ndryshme të veteranëve.
U shfaqën gjithashtu helikopterë "ANSAT", të cilët Administrata e Aviacionit të Republikës Sërpska i bleu nga Rusia, si dhe automjete të blinduara "Despot" dhe "Vihor".
Më parë u shërbye një liturgji në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, e udhëhequr nga Patriarku serb Porfirije, dhe në kremtim morën pjesë edhe disa ministra dhe deputetë nga Serbia, të udhëhequr nga Ministri i Kulturës Nikolla Selakoviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dërgoi një mesazh urimi me rastin e “34 vjetëve të ekzistencës dhe luftës për të ruajtur emrin, fenë, traditën, zakonet dhe identitetin serb”.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ndër të tjera, deklaroi se “9 janari është një nga datat më të rëndësishme për popullin serb”.
Autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit serb të Bosnjës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është antikushtetues.
Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej.
Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve.
Këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimin e pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska./REL
Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e t...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë krijimi...
Ligjvënësja e opozitës në Honduras, Gladis Aurora Lopez, u...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht s...
NASA po shqyrton një kthim të hershëm të një pjese të ekui...
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Mekanizmi Ndërkombëta...
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, po përballet me thir...
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, është shprehur se ...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar 39 persona të enjten...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja...
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin ...
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...
Pas të shtënave fatale të një gruaje të mërkurën nga një a...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dhjetë vjet më parë, qeveria e Venezuelës transportoi fshe...
Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në Izrael, Gjy...
Legjenda e futbollit anglez, skuadrës së Liverpool-it, Kev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...