Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, debate me qytetarët
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...
Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren k...

Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu Europën Veriore, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, teksa po mbretërojnë temperatura të ulëta.
Meteorologët nga Britania deri në Gjermani u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, ndërsa lëshuan paralajmërime për motin e keq, përfshirë edhe alarmin e kuq për erëra – niveli më i lartë i rrezikut që rrallë lëshohet – për ishujt Skilli dhe Kornuall në jugperëndim të Anglisë.
Në Francë, afër 380.000 familje mbetën pa rrymë, shumica dërrmuese në rajonin verior të Normandisë, bëri të ditur kompania e shpërndarjes së energjisë Enedis, ndërsa BBC-ja raportoi se rreth 65.000 familje kanë mbetur pa rrymë.
Gjatë natës, në rajonin veriperëndimor francez Mançe u regjistruan erëra nga 216 dhe 213 kilometra në orë, thanë autoritetet.
Stuhia ka bërë që të rrëzohen pemë në disa rajone dhe në të paktën një rast, një pemë ra mbi një ndërtesë banimi, por nuk pati të lënduar, thanë autoritetet në Francë.
Në disa pjesë të Britanisë priten erëra deri në 160 kilometra në orë dhe “valë shumë të mëdha do të krijojnë kushte të rrezikshme në zonat bregdetare”, tha Shërbimi Meteorologjik i Britanisë.
Ky shërbim lëshoi një alarm portokalli për reshje bore në Uells, Anglinë Qendrore dhe pjesët veriore të Anglisë, duke parashikuar deri në 30 centimetra borë në disa zona.
Shërbimi hekurudhor britanik ka njoftuar se trafiku i trenave do të ndikohet gjatë dy ditëve të ardhshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet, përveç në rastet e domosdoshme.
Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura në veri të Francës, ku janë lëshuar paralajmërime për motin e keq në 30 rajone të tjera.
“Strehohuni dhe mos përdorni automjetet tuaja”, thanë autoritetet në Mançe të enjten, duke u bërë thirrje banorëve që të përgatisin furnizime të ujit dhe të sigurojnë llamba ndriçuese.
Kushtet aktuale ekstreme të motit në Europë kanë shkaktuar të paktën tetë viktima, dhe të enjten policia në Durrës të Shqipërisë nxori trupin e një burri nga ujërat pas përmbytjeve, disa ditë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të borës që goditën Ballkanin. Në Kosovë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa zona, por nuk ka viktima.
Në Gjermani, reshjet e borës dhe erërat në veri pritet të kenë ndikim në shkolla, spitale dhe lidhjet e transportit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik në Gjermani, në veri të shtetit mund të bien deri në 15 centimetra borë, ndërsa në jug ekziston rreziku i ngricave.
Temperaturat gjatë fundjavës mund të arrijnë deri në -20 gradë Celsius, tha për AFP-në Shërbimi Meteorologjik gjerman.
Disa zona kanë njoftuar për mbylljen e shkollave të premten, përfshirë në Hamburg dhe Bremen.
Në Hamburg, si pasojë e motit janë shkaktuar vonesa dhe anulime në rrjetin e transportit publik të enjten.
Kompania kombëtare hekurudhore Deutsche Bahn paralajmëroi për vonesa të konsiderueshme në ditët në vijim dhe tha se ka mobilizuar më shumë se 14.000 punonjës për të pastruar borën nga shinat dhe platformat hekurudhore.
Shërbimi Meteorologjik gjerman tha se stuhia pritet të zgjasë deri të shtunën, ndërsa reshjet e borës do të ndalen të hënën.
Meteorologu Walter tha se kjo stuhi është një përjashtim krahasuar me vitet e fundit me dimra më të butë, të cilët janë “pasojë e ndryshimeve klimatike”.
Nga ky shërbim thanë se ka ende gjasa që i gjithë muaji të jetë i ftohtë dhe me borë, edhe pse temperaturat po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike./ Rel
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e t...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë krijimi...
Ligjvënësja e opozitës në Honduras, Gladis Aurora Lopez, u...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht s...
NASA po shqyrton një kthim të hershëm të një pjese të ekui...
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Mekanizmi Ndërkombëta...
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, po përballet me thir...
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, është shprehur se ...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar 39 persona të enjten...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja...
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin ...
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...
Pas të shtënave fatale të një gruaje të mërkurën nga një a...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dhjetë vjet më parë, qeveria e Venezuelës transportoi fshe...
Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në Izrael, Gjy...
Legjenda e futbollit anglez, skuadrës së Liverpool-it, Kev...
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të Kosovës jan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...