E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Kancelari i Gjermanisë, Merz, i kritikon planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës. Por ai thekson se nuk ka ndryshuar qendrimi i Gjermanisë: Republika Federale, e palëkundur në anën e Izraelit.
Kancelari Friedrich Merz nuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.
"Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet", tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik "ARD".
Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: "Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë."
Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima
Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuimin e qytetit të Gazës në tërësi. "Ku do të shkojnë këta njerëz?", pyeti Merz. "Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj." Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi se për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës. Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës. Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vetë pjesëtarë të Partisë Kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.
Merz tha se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta "ashpërsuar edhe një herë" konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës. "Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt." Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.
Netanyahu i përmbahet vendimit
Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vetë Izraelit. Megjithatë kryeministri Benjamin Netanyahu i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën së të premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë "rruga më e mirë për t'i dhënë fund luftës dhe rruga më e mirë për t'i dhënë fund shpejt asaj", deklaroi Netanyahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.
Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanyahu bëri të qartë se nuk ka alternativë tjetër, veçse "ta përfundojmë këtë punë". Ai e argumenton këtë me faktin se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.
Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës. Po ashtu, sipas Netanyahu-t, po shqyrtohen edhe "plane kreative" për t'i çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.
Netanyahu siguroi se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë "korridore të sigurta" për "furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave" në territoret palestineze në Mesdhe.
Hamasi më 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./ DW
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuven...
Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë reporterin e shqu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se do të mbahet...
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha këtë të diel se çd...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Balikes...
Në një takim urgjent të kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar, ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaroi sot se një...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan ku u regjistrua...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se I...
Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën...
Disa rajone në të gjithë Ukrainën u goditën nga dronë rusë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku janë regjistru...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur m...
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thën...
Ministrja në detyrë Albulena Haxhiu në një deklaratë për m...
Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presi...
Një hetim i BBC-së ka zbuluar operacionet franceze dhe bri...
Presidenti i Francës Macron në prag të takimit ndërmjet Pu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet mi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...