Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksuan nevojën për ta vazhduar trysninë mbi Moskën dhe për t’i mbrojtur interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.
Trumpi do të takohet me Putinin në Alaskë të premten, për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje që mund ta zgjidhë konfliktin gati katërvjeçar.
Hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme nuk janë bërë të ditura, por Trumpi tha se ajo do të përfshinte “disa shkëmbime territoresh për përfitimin e të dyja palëve”.
Marrëveshja mund të kërkojë që Ukraina t’i dorëzojë pjesë të mëdha të tokës së vet, gjë që, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve të tij evropianë, vetëm sa do ta nxiste agresionin rus.
NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan dhe tre të tjerë të informuar mbi çështjen, raportoi mbrëmjen e së shtunës se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte mundësinë për ta ftuar Zelenskyn në takimin në Alaskë.
Megjithatë, Reuters më vonë citoi një tjetër zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se, ndonëse Trump do të ishte i hapur për një takim trepalësh në Alaskë, për momentin planet janë vetëm për bisedime dypalëshe Trump–Putin, siç ka kërkuar lideri rus.
Putin deri tani e ka përjashtuar mundësinë e një takimi me Zelenskyn, i cili ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime të tilla të drejtpërdrejta.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, u takua të shtunën në Londër me ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy, dhe përfaqësues të Ukrainës dhe aleatëve evropianë për të diskutuar për përpjekjet e Trumpit për paqe.
Në një komunikatë të përbashkët të shtunën mbrëma, udhëheqësit e Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë, Finlandës dhe presidentja e Komisionit Evropian, mirëpritën përpjekjet e Trumpit, duke theksuar ndërkohë nevojën për ta ruajtur mbështetjen për Ukrainën dhe presionin mbi Rusinë.
“Ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet t’i mbrojë interesat jetike të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës”, thuhet në komunikatë.“Ne pajtohemi se këto interesa jetike përfshijnë nevojën për garanci të forta dhe të besueshme sigurie që ia mundësojnë Ukrainës ta mbrojë në mënyrë efektive sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, theksuan ata, duke shtuar: “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”.
Udhëheqësit deklaruan se “mbeten të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.
Ata theksuan se negociatat mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose uljeje të armiqësive.
Zelensky tha të dielën se Kievi “vlerëson dhe mbështet plotësisht” deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë për arritjen e paqes në Ukrainë, duke mbrojtur interesat ukrainase dhe evropiane.
Ukraina dhe BE-ja kanë kundërshtuar propozime që i shohin si lëshime të tepërta ndaj Putinit, i cili dërgoi trupat ruse në Ukrainë në shkurt 2022.
Rusia e justifikon luftën me arsyetimin e asaj që e quan kërcënim ndaj sigurisë së saj nga orientimi i Ukrainës drejt Perëndimit
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se pushtimi është një grabitje tokash në stilin imperialist
Moska i pretendon si të vetat katër rajone ukrainase: Luhanskun, Donjeckun, Zaporizhjan dhe Hersonin – si dhe gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014./ Rel
Një hetim i BBC-së ka zbuluar operacionet franceze dhe bri...
Presidenti i Francës Macron në prag të takimit ndërmjet Pu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet mi...
Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti sot thirrjen ...
Njerëzit në Japoni po përkujtojnë sot 80 vjetorin e bombar...
Një e shtënë me armë në Times Square të qytetit të Nju Jor...
Evropa Jugore po përballet me disa zjarre të mëdha këtë ve...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Parkun Kombëtar të Vezuv...
Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e ...
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, dhe Zëvendëspresidenti i...
Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë...
Këtë vit, disa vende europiane kanë futur gjoba të rënda p...
Presidenti Donald Trump deklaroi para gazetarëve në Shtëpi...
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj kritikave të udhëheqësve bo...
Një zjarr i madh ka përfshirë veriperëndimin e Los Anxhelo...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaron se Uashin...
Një person ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë ...
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive par...
Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi sot që kryetari i ri...
Agjencitë e BE-së për parandalimin e sëmundjeve dhe drogën...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...