Reforma Territoriale/ Berisha paralajmëron Ramën: Do ngrejmë Shqipërinë në këmbë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rusia përbën një kërcënim më të madh për sigurinë e Bashkimit Evropian sesa thjesht nga pikëpamja e mbrojtjes pasi Moska mund të përdorë emigracionin e paligjshëm dhe çështje të tjera për të minuar bllokun.
Kryeministrat e Finlandës, Italisë, Suedisë, Greqisë si edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së u takuan në fundjavë në Lapland në veri të Finlandës për të diskutuar mbi sigurinë në rajonin nordik dhe Mesdhe, si dhe sfidat e migracionit në Evropën Jugore.
"Ne duhet ta kuptojmë se kërcënimi është shumë më i madh nga sa mund ta marrim me mend", tha zonja Meloni në një konferencë për shtyp kur u pyet për Rusinë.
Rreziku ndaj sigurisë së BE-së nga Rusia apo nga aktorë të tjerë nuk do të zhduket pasi të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe BE-ja duhet të jetë e përgatitur për këtë, tha ajo.
"Bëhet fjalë për demokracinë tonë, për ndikimin që mund të ushtohet ndaj opinionin tonë publik, për atë që ndodh në Afrikë, ka të bëjë me lëndët e para, ka të bëjë me instrumentalizimin e migracionit. Duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për një ide shumë të zgjeruar të sigurisë", tha zonja Meloni.
Ajo bëri thirrje që BE-ja të bëjë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj dhe të mos lejojë Rusinë apo ndonjë "organizatë kriminale" të kontrollojë fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Disa anëtarë të BE-së, përfshirë Finlandën dhe Estoninë, kanë akuzuar Rusinë se i lejon migrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe vendet e tjera të hyjnë në shtetet e BE-së përmes Rusisë pa kontrollet e duhura, duke minuar sigurinë e BE-së.
Moska ka mohuar se Rusia po i lejon qëllimisht migrantët e paligjshëm të shkojnë në BE.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha se sigurimi i kufirit prej 1,340 km të vendit të tij me Rusinë është "një çështje ekzistenciale" për Finlandën dhe për anëtarët e tjerë të BE-së dhe aleatët e NATO-s.
Zonja Meloni tha se BE-ja ka gabuar duke e trajtuar çështjen e imigracionit ndër vite thjesht nga këndvështrimi i ndarjes së barrës.
"Trajtimi i çështjes së imigracionit të paligjshëm vetëm si një debat i bazuar në solidaritet ishte i gabuar," tha ajo. "Rezultati është që nuk kemi mundur të mbrojmë kufijtë tanë... Ne duam të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe nuk do të lejojmë Rusinë ose organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë."
Ndërsa NATO mbetet "gur themeli" i sigurisë së BE-së, blloku është ndeshur me sfida më të gjera, tha zonja Meloni, e cila drejton një qeveri konservatore.
"Me siguri nënkuptohet gjithashtu infrastrukturë kritike, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, lëndët e para, zinxhirë furnizimi. Nënkuptohet një politikë e jashtme dhe bashkëpunuese e re dhe më efektive, por edhe imigracioni," tha ajo./VOA
Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe ...
Të paktën 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë si ...
Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Sht...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, njoftoi të shtunën vonë se...
Pesë persona të vdekur, 200 të plagosur: Pas goditjes fata...
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink...
Papa Françesku i ka dërguar mesazh mbështetjeje presid...
Italia ka “ndezur” këmbanat e alarmit pas sulmit terrorist...
Banorët janë frikësuar pas tërmetit që u rregjistrua në or...
Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin që shmangu mbyll...
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.9 Rihter është regjis...
Pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë janë plagos...
Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formali...
Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, kanë...
Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e shkrepur prej ...
Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kry...
Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj...
Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tre...
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në Magdebu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...