Skandalet erotike dhe “kamikazët” e Gjykatës Kushtetuese
Nuk ishte i papritur vendimi i dhënë sot nga Gjykata Kusht...
Nuk ishte i papritur vendimi i dhënë sot nga Gjykata Kusht...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Romën dhe Vatikanin nga data 6 deri më 8 maj. Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç europianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.
Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, udhëtimi do të shërbejë “për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”.
Rubio do të takohet me udhëheqjen e Selisë së Shenjtë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe interesat e ndërsjella në Hemisferën Perëndimore.
“Takimet me homologët italianë do të përqendrohen në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe shtrirjen strategjike”, tha zëdhënësi Tommy Pigott më 4 maj.
Një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se koha e udhëtimit tregon për rëndësinë e tij.
“Udhëtimi i sekretarit Rubio është një hap i rëndësishëm në diplomaci”, tha ai, duke shtuar se fakti që vizita zhvillohet në këtë kohë, tregon se sa shumë rëndësi u kushton administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, marrëdhënieve me Italinë dhe Selinë e Shenjtë.
Vizita zhvillohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij europianë, si për shkak të konfliktit me Iranin, ashtu edhe për mosmarrëveshje më të gjera politike, përfshirë tregtinë dhe angazhimet ushtarake.
Lufta me Iranin vë në provë aleancat dhe marrëdhëniet personale
Analistët thonë se kjo vizitë është sa për menaxhimin e dëmeve, aq edhe për diplomaci.
“Lufta me Iranin po ushtron presion të jashtëzakonshëm mbi marrëdhëniet e presidentit Trump me aleatët evropianë”, thotë Charles Kupchan, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, për Radion Evropa e Lirë.
“Rubio po çon kamionë zjarrfikës, në përpjekje për të shuar flakët dhe për të kufizuar dëmet”, shton ai.
Trump, së voni, është përplasur me kryeministren italiane, Giorgia Meloni - dikur e konsideruar një aleate e ngushtë - si dhe me Papa Leonin, i cili ka qenë një kritik i zëshëm i sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit.
“Trump i rriti edhe më tej tensionet, duke hyrë në një përplasje të hapur me Papën, duke dëmtuar mbështetjen e tij nga një bazë e rëndësishme elektorale në vend”, thotë Kupchan.
Trump e ka kritikuar publikisht Papën në prill, duke e quajtur atë “të tmerrshëm”. Papa, në anën tjetër, ka vazhduar të dënojë luftën dhe politikat më të gjera të SHBA-së, përfshirë ato për migracionin. Italia, megjithatë, është përpjekur të mbajë një qëndrim të kujdesshëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, tha më 2 maj, pas një bisede që zhvilloi me homologun e tij iranian, se Roma po punon për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe për të rihapur negociatat, duke paralajmëruar se çdo program bërthamor i Iranit, do të ishte një “vijë e kuqe”.
Italia ka vënë në pah edhe pasojat më të gjera të konfliktit, përfshirë rreziqet për sigurinë ushqimore dhe stabilitetin në Afrikë, që burojnë nga ndërprerjet e vazhdueshme të qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit. Në mars, Italia refuzoi edhe t’u lejonte avionëve amerikanë që transportonin armë për luftën, të shfrytëzonin një bazë ajrore në Sicili, duke shkaktuar kritika nga administrata Trump.
Tërheqja e trupave rrit trysninë
Vizita e Rubios vjen pas njoftimit të Pentagonit se 5.000 trupa amerikane do të tërhiqen nga Gjermania - baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Evropë.
Trump ka kërcënuar me masa të ngjashme edhe ndaj Italisë dhe Spanjës. Italia, aktualisht, strehon rreth 13.000 trupa amerikane në disa baza - çfarë e bën atë një partnere strategjike.
Tërheqja e trupave, e kombinuar me tensionet tregtare dhe mosmarrëveshjet publike për Iranin, ka rritur shqetësimet për të ardhmen e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Evropës për çështje të sigurisë.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka hedhur poshtë sugjerimet se Roma ka dështuar ta mbështesë Uashingtonin, veçanërisht në sigurinë detare, duke thënë se nuk e kupton arsyetimin pas kërcënimeve të SHBA-së për të reduktuar praninë e saj ushtarake.
Pavarësisht tensioneve, zyrtarët amerikanë thonë se misioni i Rubios do të përqendrohet në identifikimin e fushave të përbashkëta të dakordësisë.
“Konflikti me Iranin i ka nxjerrë në pah dallimet”, tha ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
“Sekretari Rubio, padyshim, do të përpiqet t’i theksojë pikat ku kemi interes të përbashkët… dhe të riafirmojë afërsinë tonë me Romën dhe Selinë e Shenjtë”, shtoi ai.
Nëse kjo përpjekje do të ketë sukses, mund të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e SHBA-së me Romën dhe Selinë e Shenjtë, por edhe në përgjigjen më të gjerë të Perëndimit ndaj një prej konflikteve më të paparashikueshme të viteve të fundit. /REL
Duke iu referuar një harte që tregon Ngushticën e Hormuzit...
Qeveria e Suedisë njoftoi këtë të martë se po planifikon t...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka zhvillua...
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket sikur ka rindezur...
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian mi...
Lajmi se kompania e transportit detar Maersk kaloi një nga...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u filmua duke këndu...
Dy raste të hantavirusit janë konfirmuar pasi tre persona ...
Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën H...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofto...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar forcat iraniane s...
Një ngjarje tragjike është është shënuar ditën e sotme në ...
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka në...
Një sasi rekord kokaine, që arrin deri në 40 ton, është se...
Ushtria amerikane ka thënë se dy shkatërrues me raketa të ...
Komisioni Europian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka n...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se një anije cisternë...
Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Do...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) mohon se një nga anij...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Kryeministri i Donald Tusk ka deklaruar se Polonia po përg...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...