Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një vendbanim ukrainas
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do t’iu mundësojnë institucioneve që të krijojnë politika, strategji dhe të marrin vendime më të mira për zhvillim më të qëndrueshëm.
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur më 25 maj për shënimin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Kurti.
Regjistrimi i popullsisë nisi më 5 prill. Fillimisht ishte caktuar që të përfundonte më 17 maj, por pas kërkesave të disa komunave, procesi u shty deri më 24 maj.
Gjatë këtij procesi, edhe diaspora ka mundur të regjistrohet përmes një platforme online.
Agjencia e Statistikave të Kosovës e vlerësoi të suksesshëm procesin e regjistrimit.
"Regjistrimi i popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses. Suksesi është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit që ka pasur ASK-ja me institucionet e tjera [vendore e ndërkombëtare]", u tha në njoftimin për media të ASK-së.
Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.
Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese./ Rel
Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontroll...
Alderney, një ishull i qetë britanik në Kanalin Anglez, i n...
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të ...
Italia do të vazhdojë të financojë Agjencinë e Kombeve...
Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i sh...
Kryeministri grek, Kiriakos Mitostakis, ka folur lidhu...
Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar v...
Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si n...
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten nd...
Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qev...
Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shte...
Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një p...
Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrje...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “t...
Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të...
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e ...
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kun...
Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...