Putin-i dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...

Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pas propozimit të Qeverisë së Republikës Srpska (RS) për t’u ndarë nga BeH, tha të premten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.
Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".
“Për fat të keq, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla. BE-ja është e qartë dhe kjo është përsëritur disa herë. BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare e mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës", tha Stano.
Ai e përsëriti se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Bosnjë e Hercegovinës duhet të ruhet, duke paralajmëruar “pasoja serioze" për shkelësit e saj.
Liderët e BE-së vendosën në mars për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.
Më herët të premten, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se propozimi i Qeverisë së RS-së për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.
Qeveria e RS-së e bëri propozimin për “ndarje” gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të enjten, ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Disa vende anëtare të BE-së nuk votuan për miratimin e rezolutës. Hungaria votoi kundër, ndërsa Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.
Stano tha se votimi në OKB është çështje individuale e secilit vend anëtar, por shtoi se BE-ja si bllok është e qartë se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet.
“Ne, si BE, nuk jemi si anëtar i OKB-së. Sa i përket BE-së, ne kemi qëndrimin e qartë dhe e kemi përsëritur rregullisht çdo përvjetor. Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet, e as të relativizohet", shtoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.
Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnjë e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç./REL
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
Trupat e tri pengjeve të tjera izraelita janë nxjerrë nga ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të p...
Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Cor...
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate ...
Pas kritikave ndërkombëtare, Izraeli anuloi këtë javë vend...
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladim...
Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë megjithë dëmet që ka...
Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në S...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mir...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se ka...
Temperaturat e larta të sipërfaqes së detit në bregun ...
Ndihmat humanitare filluan të hyjnë në Gazë përmes portit ...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanër...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë p...
Kina i ka filluar manovrat “ndëshkuese” ushtarake përreth ...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ...
Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...