Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, më 23 maj, për shkak të mungesës së deputetëve gjatë votimit.
Votimi për këtë projektligj tash e disa muaj ka ngecur tek amendamenti i katërt i propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Korenica.
Amendamenti i katërt nuk kaloi as në seancën e së enjtes, pasi që për të votuan katër deputet, dy kundër dhe abstenuan 55 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Korenica tash e disa muaj kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë, të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas). Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në seancën e 23 majit prezantoi edhe amendamentin e pestë, duke kërkuar që në projektligj të mos jetë individi ai që vendos të ketë fëmije, por të jetë vendim i çiftit.
“Vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë për të vendosur me vullnetin e tyre për të pasur fëmijë dhe assesi individi apo gruaja e pamartuar duke ia mohuar të drejtën fëmijës të ketë baba edhe nënë”, tha Korenica, i cili edhe njëherë kundërshtoi këtë projektligj për formën se si është aktualisht.
Te votimi për këtë amendament morën pjesë vetëm 59 deputetë, dhe në këtë situatë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që të mos vazhdohet tutje, derisa të ketë “koordinim mes grupeve parlamentare”.
Kjo është hera e pestë radhazi që partia në pushtet tenton t'i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Për herë të fundit, Kuvendi kishte tentuar t’i miratojë këto amendamente në seancën e 7 marsit, por kishte dështuar për shkak të të mungesës së kuorumit.
Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë projektligj.
Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.
Ky ligj ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve. Sipas projektligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.
Kosova ka një repart të posaçëm për IVF-në në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por, ai nuk është funksional pasi nuk ka pajisjet e nevojshme. Për pajisjet e këtij reparti, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.
Kina i ka filluar manovrat “ndëshkuese” ushtarake përreth ...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ...
Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohe...
Kur një superjaht me vlerë prej 230 milionë dollarësh mbër...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë j...
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen ...
Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marijuanë në baza...
Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po intensifikohe...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thirrur zgjedhje...
David Cameron, Sekretari britanik për Çështjet e Jasht...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do të n...
Pentagoi akuzoi Rusinë se ka vendosur me gjasë një armë ha...
Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan nj...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ...
Ministri i Jashtëm, Israel Katz, ka deklaruar se po ur...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, akuzoi Kinën...
Pas konferencës për shtyp nga kryeministri i Norvegjis...
Në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, prishen herë pas here ç...
"Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rrit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...