Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Kina i ka filluar manovrat “ndëshkuese” ushtarake përreth Tajvanit të enjten, duke thënë se ato janë përgjigje ndaj “veprimeve separatiste”.
Gjatë stërvitjeve të enjten në mëngjes në Ngushticën e Tajvanit dhe përreth ishujve të kontrolluar nga Tajvani, ushtria kineze simuloi një sulm të plotë kundër Tajvanit, pak ditë pasi presidenti i ri tajvanez Lai Ching-te e bëri betimin.
Kina, e cila pretendon se Tajvani demokratik është territor i saj, e ka dënuar fjalimin përurues të Lai-t të hënën, në të cilin ai i bëri thirrje Kinës t’i ndalte kërcënimet dhe tha se dy palët e Ngushticës “nuk nënshtrohen ndaj njëra-tjetrës”.
Të martën, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e quajti të “pacipë” Lai-n.
Lai ka thënë vazhdimisht se është i gatshëm për bisedime me Kinën, por është refuzuar. Ai thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e vet, dhe i hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet.
Ushtria kineze tha se stërvitjet e përbashkëta ushtarake, mes ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe forcave raketore, në zonat përreth Tajvanit, filluan të enjten.
Stërvitjet po mbahen në Ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe lindje të Tajvanit, si dhe në pjesët përreth ishujve të kontrolluar nga Tajvani, Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin, sipas ushtrisë kineze.
Kjo është hera e parë që Kina kryen stërvitje ushtarake në pjesët përreth këtyre ishujve.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i dënoi stërvitjet, dhe njoftoi se i ka vënë në gjendje gatishmërie forcat e veta përreth ishullit, dhe se kundërajroret e saj forcat tokësore raketore janë duke i gjurmuar caqet. Ajo shprehu bindjen se mund ta mbrojë territorin e vet. “Fillimi i manovrave ushtarake në këtë rast, jo vetëm që nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit, por gjithashtu thekson edhe mendësinë militariste të Kinës”, tha Ministria tajvaneze.
Ushtria kineze në katër vjetët e fundit ka kryer aktivitete pothuajse ditore në afërsi të Tajvanit. Ajo kreu manovra ushtarake të shkallës së gjerë në afërsi të Tajvanit më 2022 dhe 2023.
Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur, e cila do të jetë pjesë e Kinës përfundimisht, dhe për ta arritur këtë nuk e ka hedhur poshtë as përdorimin e forcës.
Por shumë tajvanezë e shohin veten si pjesë të një kombi tjetër – edhe pse shumica e tyre janë në favor të ruajtjes së status quo-së, sipas të cilës, Tajvani as nuk e shpall pavarësinë prej Kinës, e as nuk i bashkohet asaj./ Rel
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ...
Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohe...
Kur një superjaht me vlerë prej 230 milionë dollarësh mbër...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë j...
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen ...
Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marijuanë në baza...
Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po intensifikohe...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thirrur zgjedhje...
David Cameron, Sekretari britanik për Çështjet e Jasht...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do të n...
Pentagoi akuzoi Rusinë se ka vendosur me gjasë një armë ha...
Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan nj...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ...
Ministri i Jashtëm, Israel Katz, ka deklaruar se po ur...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, akuzoi Kinën...
Pas konferencës për shtyp nga kryeministri i Norvegjis...
Në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, prishen herë pas here ç...
"Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rrit...
Rusia ka nisur “fazën e parë” të stërvitjeve në qarkun jugor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...