EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

"Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje", thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të bërë publik nga Ministria e Brendshme dhe Enti Federal i Kriminalisitikës. Arsyeja: edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe të luftës që pasoi në territorin e Gazës.
"Gjendja në Lindjen e Mesme ka influencuar në të gjitha nivelet me veprime të radikalizuara në Gjermani – me rritjen e qendrimeve antisemitiste, protestave në rrugë dhe rritjen e kriminalitetit me motive politike. Potenciali i përshkallëzimit është i madh." Kështu u shpreh përmbledhtas presidenti i Entit Federal të Kriminalistikës Holger Münch, lidhur me këto zhvillime, kur bashkë me ministren e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, prezantuan në Berlin raportin me rastet e regjistruara gjatë vitit 2023.
Mbi 60.000 akte penale të regjistruara me motive politike
"Ata, që mbjellin indinjatë dhe urrejtje në shoqërinë tonë, janë bërë edhe më të zhurmshëm. Urrejtja në rrjet ka shpërthyer edhe më tej", thotë ministrja socialdemokrate Faeser. Për herë të parë numri i të gjitha akteve të regjistruara arrin në mbi 60.000 – një rritje me rreth 1100 akte më shumë se në vitin 2022 dhe dyfish më shumë se vite më përpara.
Shumica e rasteve të regjistruara kanë të bëjnë me kundërvajtje propagandistike. Në statistikën aktuale këto raste përbëjnë rreth një të tretën. Ndër to bie në sy kryesisht përdorimi i simboleve të organizatave antikushtetuese, si kryqi i thyer i nacional-socialistëve. Por edhe nxitja e urrejtjes në popull, fyerjet dhe dëmet materiale bëjnë pjesë në statistikë me kuota nga 13 deri në 15 për qind.
Rreziku më i madh vazhdon të mbetet ekstremizmi i djathtë: Gati gjysma e të gjitha akteve penale vjen nga radhët e këtij grupi. "Në asnjë sektor tjetër numri i viktimave nuk është kaq i lartë sa në rastin e ekstremizmit të djathtë", thekson ministrja e Brendshme, Faeser. Për të shqetësim të madh përbëjnë sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve. Prej dhunës ndaj tyre janë të prekura të gjitha partitë.
Në fokus janë gjithnjë e më shumë edhe ekstremizmi i majtë dhe islamizmi. Sikurse theksoi ministrja Faeser, këto janë veprime, që drejtohen kundër shoqërisë sonë të hapur dhe të lirë. "Janë vepra, që drejtohen kundër dinjitetit të njeriut dhe kundër demokracisë sonë." Organet e rendit dhe të sigurisë do të veprojnë me të gjitha instrumentet ligjore në dispozicion për të parandaluar dhunën dhe veprimet ekstreme./ DW
Rusia ka nisur “fazën e parë” të stërvitjeve në qarkun jugor...
Spanja tërhoqi të martën ambasadorin e saj në Buenos Aires...
Një pasagjer ka humbur jetën dhe 71 të tjerë janë plagosur...
Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar n...
Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim...
DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(Ki...
Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar të martën për ...
Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundi...
"Situata në Ukrainë është përkeqësuar më tej në mënyrë...
Më 25 prill, autoritetet në Venecia filluan një tarifë hyr...
Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byro...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një...
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në nj...
Presidenti i SHBA Joe Biden kritikoi përpjekjet e Gjyk...
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t...
Ashtu si disa vende të BE-së, Spanja po përballet me munge...
Mijëra iranianë kanë dalë në shesh për t'i dhënë lamtu...
Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativ...
Pranverë diplomatike e stuhishme në Serbi: Vizita e presiden...
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mby...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...