Raporti paraprak: Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, jo i qëllimtë
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...

Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si një mjek. Inteligjenca Artificiale është shumë premtuese në kujdesin shëndetësor. Por ajo gjithashtu përballet me pengesa të mëdha, shkruan "The Economist".
Diagnoza më të mira. Mbështetje e personalizuar për pacientët. Zbulim më i shpejtë i drogës. Efikasitet më i madh. Inteligjenca Artificiale po nxit entuziazëm dhe hiperbola ngado, por në fushën e kujdesit shëndetësor, ka potencialin për të qenë transformuese.
Në Evropë, analistët parashikojnë se përdorimi i Inteligjencës Artificiale, mund të shpëtojë disa qindra mijëra jetë çdo vit. Në Amerikë, thonë se mund të kursejë edhe para, mund të heqë deri në 200-360 miliardë dollarë nga shpenzimet e përgjithshme vjetore mjekësore, që tani kapin shifrën 4.5 trilionë dollarë në vit (ose sa 17% e PBB-së).
Mundësitë janë të shumta, nga stetoskopët inteligjentë, te kirurgët robotë, analizimi i grupeve të mëdha të të dhënave apo aftësia për të biseduar me një asistent mjekësor të krijuar me Inteligjenca Artificiale.
Tashmë ka prova që tregojnë se sistemet e Inteligjencës Artificiale mund të rrisin saktësinë diagnostike dhe gjurmimin e sëmundjeve, të përmirësojnë parashikimin e rezultateve mjekësore të pacientëve dhe të këshillojnë trajtime më të mira.
Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të rrisë efikasitetin në spitale dhe operacione, duke marrë përsipër detyra si transkriptimi mjekësor dhe vëzhgimi i pacientëve, dhe duke përmirësuar administrimin.
Ajo mund të përshpejtojë edhe kohën që u duhet barnave të reja për të arritur në provat klinike.
Mjetet e reja, duke përfshirë Inteligjencën Artificiale gjeneruese, mund t’i përsosin këto aftësi. Megjithatë, duhet pasur parasysh se, megjithëse Inteligjenca Artificiale është përdorur në kujdesin shëndetësor për shumë vite, integrimi ka qenë i ngadaltë dhe rezultatet shpesh kanë qenë mediokre.
Pro dhe kundër
Ka arsye të mira dhe të këqija për këtë. Arsyet e mira janë se kujdesi shëndetësor kërkon prova të larta kur futen mjete të reja në përdorim, me qëllim për të mbrojtur sigurinë e pacientëve. Arsyet e këqija kanë të bëjnë me të dhëna, rregullore dhe stimuj. Kapërcimi i tyre mund të shihet si mësim për Inteligjencën Artificiale në fusha të tjera.
Sistemet e Inteligjencës Artificiale mësojnë duke përpunuar vëllime të mëdha të dhënash, diçka që ofruesit e kujdesit shëndetësor e kanë me bollëk. Por të dhënat shëndetësore janë shumë të fragmentuara; përdorimi i tyre kontrollohet me rreptësi.
Qeveritë pranojnë se pacientët duan që të mbrohet privatësia e tyre mjekësore. Por pacientët gjithashtu duan një kujdes mjekësor më të mirë dhe më të personalizuar. Çdo vit, rreth 800,000 amerikanë vuajnë për shkak të vendimmarrjes së gabuar mjekësore.
Që të arrihet të përmirësohet saktësia dhe të ulen paragjykimet në mjetet e Inteligjencës Artificiale, duhet që këto modele të trajnohen në grupe të mëdha të dhënash, që pasqyrojnë larminë e plotë të pacientëve.
Këtu do të ndihmonte gjetja e mënyrave të sigurta për të lejuar që të dhënat shëndetësore të lëvizin më lirshëm. Nga kjo mund të përfitojnë edhe vetë pacientët: atyre duhet t’u jepet e drejta për të pasur qasje në të dhënat e veta në një format portativ dixhital.
Firmat e shëndetit të konsumatorëve, tashmë po përdorin të dhëna nga pajisjet teknologjike të veshura në trup dhe kanë pasur nivele të ndryshme suksesi. Të dhënat portative të pacientëve do t’i lejonin njerëzit të përdornin plotësisht të dhënat e tyre shëndetësore dhe të merrnin më shumë përgjegjësi për shëndetin e vet.
Një problem tjetër është menaxhimi dhe rregullimi i këtyre risive. Në shumë shtete, prania e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi, si në fusha të tjera, është e mirëpritur, por mungon ende risia.
Autoritetet rregullatore mund të jenë të ngadalta në miratimin e mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale, ose mund të mungojnë kapacitetet dhe ekspertiza.
Qeveritë duhet të pajisin rregullatorët për të vlerësuar mjetet e reja të kësaj teknologjie. Ato gjithashtu duhet të plotësojnë boshllëqet rregullatore në mbikëqyrjen e ngjarjeve të padëshiruara dhe gjatë këqyrjes së vazhdueshme të algoritmeve, për t’u siguruar që ato të mbeten të sakta, të sigurta, efektive dhe transparente.
Zgjidhjet
Kjo do të jetë e vështirë. Një zgjidhje do të ishte që shtetet të punonin së bashku, të mësonin nga njëri-tjetri dhe të krijonin standarde minimale globale. Një sistem rregullator ndërkombëtar më pak i ndërlikuar, do të ndihmonte gjithashtu në krijimin e një tregu ku kompanitë e vogla mund të inovojnë.
Shtetet më të varfra, me infrastrukturë shëndetësore më pak të zhvilluar, mund të përfitojnë shumë nga paraqitja e mjeteve të reja, si një pajisje portative ultratingujsh për obstetrikët.
Duke qenë se shpesh shmang nevojën për trajtime, teknologjia e Inteligjencës Artificiale madje mund të jetë në gjendje të ndihmojë shumë edhe sistemet shëndetësore të vendeve të varfra, megjithëse mungesa e të dhënave, lidhjes dhe fuqisë kompjuterike, do të jetë një pengesë.
Një problem i fundit përfshin institucionet dhe stimujt. Inteligjenca Artificiale premton të ulë kostot mjekësore, duke ndihmuar ose duke zëvendësuar punëtorët, duke përmirësuar produktivitetin, duke pakësuar gabimet dhe duke rrafshuar ose duke ulur shpenzimet, por mbi të gjitha duke përmirësuar kujdesin.
Kjo është dëshpërimisht e nevojshme. Botës mund t’i mungojnë 10 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor deri në vitin 2030, ose rreth 15% e fuqisë punëtore të sotme. Dhe administrata përbënte rreth 30% të kostove të tepërta të kujdesit shëndetësor të Amerikës, krahasuar me vendet e tjera, në 2022.
Megjithatë, kursimi i parave, duke përdorur risinë, është i ndërlikuar. Sistemet shëndetësore janë krijuar për ta përdorur këtë teknologji për të përmirësuar kujdesin, jo për të ulur kostot.
Teknologjia e re mund të përbëjë gjysmën e rritjes vjetore të shpenzimeve shëndetësore. Por rimodelimi i proceseve për të përdorur me efikasitet Inteligjencën Artificiale, ka të ngjarë të kundërshtohet nga pacientët dhe mjekët.
Megjithëse Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje t’i analizojë pacientët përmes telefonit ose të sigurojë rezultate rutinë, njerëzit mund të kërkojnë që të vizitohen personalisht nga një mjek.
Edhe më keq, shumë sisteme shëndetësore, si ai i Amerikës, janë krijuar për të shpërblyer vëllimin e punës. Ata kanë pak arsye për të përdorur teknologji që shkurtojnë numrin e vizitave, testeve ose procedurave.
Madje, edhe sistemet e kujdesit shëndetësor në pronësi publike, mund të mos kenë shumë shtysa për të përdorur teknologji që ulin kostot, në vend që të përmirësojnë rezultatet, ndoshta sepse kursimi i parave mund të çojë në një buxhet më të vogël vitin e ardhshëm.
Nëse qeveritë nuk mund t’i ndryshojnë këto stimuj, në mënyrë që Inteligjenca Artificiale të ndërthurë trajtimin më të mirë me efikasitete të reja, atëherë risia do të rrisë kostot.
Prandaj, qeveritë dhe autoritetet shëndetësore duhet të financojnë skema të posaçme për testimin dhe përdorimin e teknologjive të reja me Inteligjencë Artificiale. Vende të ndryshme, duke përfshirë Amerikën, Britaninë dhe Kanadanë, po udhëheqin në këtë drejtim.
IA, MD
Pjesa më e madhe e barrës për përhapjen e Inteligjencës Artificiale në kujdesin shëndetësor, bie pikërisht mbi qeveritë dhe rregullatorët. Sidoqoftë, edhe kompanitë kanë rol për të luajtur.
Kompanitë e sigurimit kanë përdorur tashmë mjete të Inteligjencës Artificiale për të mohuar kujdesin e pamerituar; firmat kanë llogaritur keq ose kanë mbivlerësuar aftësitë e Inteligjencës Artificiale në botën mjekësore; algoritmet kanë bërë gabime.
Firmat kanë për detyrë të sigurojnë që produktet e tyre të jenë të sigurta, të besueshme dhe të përgjegjshme dhe që njerëzit, sado me të meta, të mbeten në kontroll.
Këto pengesa janë të frikshme, por përfitimet e mundshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në kujdesin shëndetësor, janë aq të mëdha sa që argumenti për lejimin e kësaj teknologjie, është mjaft bindës.
Dhe nëse Inteligjenca Artificiale mund të përshtatet për të punuar në mjekësi, kjo mund të sigurojë një recetë për përdorimin e kësaj teknologjie në fusha të tjera./Monitor
Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri...
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten nd...
Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qev...
Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shte...
Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, njoftoi këtë javë një p...
Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë të enjten thirrje...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që “t...
Pensilvania është një nga disa shtete amerikane që mund të...
Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e ...
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëroi të premten kun...
Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të ndalojë ...
Trupat e tri pengjeve të tjera izraelita janë nxjerrë nga ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të p...
Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Cor...
Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi nj...
Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadh...
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate ...
Pas kritikave ndërkombëtare, Izraeli anuloi këtë javë vend...
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...