Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me Brukselin për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veriun e Kosovës, pasi natën vonë ai u pajtua me kërkesën amerikane për një shtyrje 48-orëshe të zbatimit të vendimit për përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Kërkesa e ambasadorit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier pasoi dështimin e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë për t’u pajtuar rreth kësaj cështjeje në Bruksel.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sidomos ambasadori Jeff Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra Shtetet e Bashkuara e sidomos ambasadori Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti tha se që nga përfundimi i takimit të së hënës nuk ka pasur më kontakt me zyrtarët europianë ndërsa e kritikoi sërish shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell, për siç tha braktisjen e propozimit të Bashkimit Europian.
Me 1 nëntor qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për shtyrjen e afatit. Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.
Sipas vendimit të qeverisë ishte paraparë që të martën fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave, një proces ky që është shtyrë për të enjten nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha pas takimit të së hënës se të dy udhëheqësit kanë përgjegjësinë "për të shtensionuar situatën”, por se të dyja palët kanë treguar mungesë respekti për detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare.
“Kjo vlen posaçërisht për Kosovën dhe kjo dërgon një sinjal negativ”, tha zoti Borrell i cili u kritikua në Prishtinë për qasje të njëanshme.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të martën pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç se Shtetet e Bashkuara e çmojnë atë që po bënë Bashkimi Europian ndërsa i kërkoi presidentit serb që të vazhdojë siç tha angazhimin e tij konstruktiv në proces.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha përmes një video mesazhi se ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe qëndrueshmërinë.
Zyrtarë politikë të serbëvë në veriun e Kosovës që tashmë kanë braktisur vendet e punës më përkrahjen e Beogradit, paralajmëruan protesta kundër vendimeve të qeverisë qendrore në Prishtinë./voa
Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menj...
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, ...
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...