Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars, tha një ekspert i energjisë, për shkak të asaj që një zyrtar tjetër e përshkroi të martën si dëm "kolosal" të shkaktuar në rrjetin elektrik të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.
Ukrainasve u është kërkuar të furnizohen me rezerva, të evakuojnë zonat më të prekura - apo edhe të mendojnë të largohen krejt nga vendi.
Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania ishte udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës të rifillojë ndërprerjet emergjente të rrymës në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin lindor Dnjipropetrovsk.
“Edhe pse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Sipas shumë gjasave, ukrainasve do t'iu duhet të jetojnë me ndërprerje deri të paktën në fund të marsit,” paralajmëroi Kovalenko në një postim në Facebook.
“Mendoj se duhet të përgatitemi për opsione të ndryshme, madje edhe më të këqijat. Mblidhni rroba të ngrohta, batanije, mendoni se çfarë do t'ju ndihmonte ta kaloni një ndërprerje të gjatë të rrymës", tha ai, duke iu drejtuar banorëve ukrainas. Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore që disa javë rresht, ndërkohë që lufta po i afrohet muajit të nëntë që nga fillimi i pushtimit rus.
Ky sulm ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe ka privuar miliona ukrainas nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji.
"Ky dimër do të kërcënojë jetët e miliona njerëzve në Ukrainë," tha Hans Henri P. Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, duke iu referuar mungesës së energjisë dhe dëmtimit të objekteve shëndetësore të Ukrainës.
Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë gjatë dimrit dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë Kievin. Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e civilëve nga pjesët e çliruara së fundmi të rajoneve jugore Herson dhe Mikollaiv nga frika se dimri do të jetë shumë i vështirë për të mbijetuar.
Kovalenko tha se, edhe nëse nuk ndodhin më sulme ajrore ruse, do të duhet të planifikohen ndërprerje në të gjithë Ukrainën për të siguruar që energjia të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë rrjetin energjetik të vendit, që është dëmtuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit.
"Shkalla e shkatërrimit është kolosale" në rrjetin elektrik, shkaku i sulmeve ruse të javës së kaluar, tha të martën Volodymyr Kudrytskyi, drejtor ekzekutiv i Ukrenergo, operatorit shtetëror të rrjetit të energjisë elektrike.
Ai tha se Ukraina nuk ka "praktikisht asnjë termocentral (ose) hidrocentral të padëmtuar" pas sulmeve të Moskës, të kryera më 15 nëntor.
Prej kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, lufta ka lënë të vrarë të paktën 16.784 civilë dhe ka plagosur 10.189 të tjerë, vlerëson Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Por gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley, vlerësoi në fillim të këtij muaji se rreth 40.000 civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur./ Rel
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Presidenti francez Emannuel Macron është bërë sërish prota...
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propo...
Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas m...
Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovë...
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur mbrëmë vo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka kër...
Presidenti Joe Biden vazhdoi një traditë 75-vjeçare të hën...
Turqia njoftoi se një milici kurde vrau të hënën dy person...
Ditët e fundit, mijëra iranianë protestuan në juglindje të...
Pas tensioneve të fundit mes Francës dhe Gjermanisë, minis...
Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...