Turqia zotohet për kundërpërgjigje të mëtejshme, pasi vriten dy persona nga sulmet kurde
Turqia njoftoi se një milici kurde vrau të hënën dy person...

Presidenti Joe Biden vazhdoi një traditë 75-vjeçare të hënën dhe fali dy gjela deti për Festën e Falënderimeve, të cilëve u ishin dhënë emra sipas shijeve të tij të preferuara të akullores. Ai gjithashtu bëri shaka me arritjet më të mira se ç’pritej të partisë së tij politike në zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën këtë muaj.
“Votat u hodhën, u numëruan dhe u verifikuan”, tha Presidenti Biden teksa mirëpriti gjelat e detit Chocolate dhe Chip përpara qindra njerëzve që u mblodhën në kopshtin jugor në një mot të ftohtë. “Nuk ka mbushje kutish. Nuk ka lojë manipuluese. E vetmja dallgë e kuqe këtë sezon do të jetë nëse pastori gjerman Commander rrëzon salcën e boronicës së kuqe në tryezën tonë". Commander (Komandanti) quhet qeni i presidentit.
Chocolate dhe Chip, secili me peshë rreth 23 kilogramë, u sollën nga Karolina e Veriut të shtunën. Ata u vendosën në një dhomë në hotelin Willard, pranë Shtëpisë së Bardhë, për të pritur vizitën e tyre me presidentin dhe deklaratën e tij që u jep lirinë.
Chocolate chip (çokollatë e thërrmuar) është lloji i preferuar i akullores për Presidentin Biden. Presidenti bëri shaka në këtë aktivitet duke thënë se "mund t'i kishim emërtuar "Chips dhe Science", sipas Ligjit me buxhet 280 miliardë dollarë CHIPS dhe Shkencë, që ai mbështeti dhe firmosi në fuqi këtë vit.
"Unë i fal Chocolate dhe Chip-in", deklaroi Presidenti Biden. Përpara ceremonisë, djali i tij Hunter Biden nxori jashtë djalin e tij të vogël, Beau, i cili është pothuajse 3 vjeç, që të shikonte gjelat.
Të dy gjelat janë nga Monroe, Karolina e Veriut, njoftoi Federata Kombëtare e Gjelave të Detit, sponsore e traditës së gjelit të detit, e cila daton që në vitin 1947, me Presidentin Harry Truman.
Fillimi i aktiviteteve të festave në Shtëpinë e Bardhë pasoi një fundjavë të ngjeshur personalisht për Presidentin Biden dhe familjen e tij, së bashku me zgjedhjet e mesmandatit në të cilat Partia Demokrate e presidentit pati rezultate të mira dhe sfidoi tendencat historike që kishin parashikuar humbje të mëdha. Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit dhe megjithëse republikanët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kur Kongresi i ri të fillojë punën në janar, demokratët i mbajtën në minimum fitoret e Partisë Republikane në atë dhomë.
Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë u dorëzua të hënën dhe çifti Biden ndihmoi në shërbimin e një darke në stilin e Festës së Falënderimeve në një bazë të Korpusit të Marinsave në Karolinën e Veriut.
Presidenti Biden dhe gruaja e tij, Jill, do të largohen nga Uashingtoni të martën për të vazhduar traditën e tyre familjare duke e kaluar Festën e Falenderimeve në ishullin Nantucket, të shtetit Masaçusets. Ata organizuan dasmën e mbesës së tyre Naomi Biden në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, e ndjekur nga një drekë familjare të dielën për ditëlindjen e 80-të të presidentit./VOA
Turqia njoftoi se një milici kurde vrau të hënën dy person...
Ditët e fundit, mijëra iranianë protestuan në juglindje të...
Pas tensioneve të fundit mes Francës dhe Gjermanisë, minis...
Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë ...
Autoritetet ukrainase po evakuojnë civilët nga zonat e...
Një tërmet i fuqishëm shkaktoi vdekjen e të paktën 162...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur akuza nd...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në P...
Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë “P...
Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 p...
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të dis...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bise...
Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...