Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në uzinën nëntokësore bërthamore Fordow, raportoi një media shtetërore të martën. Ky veprim mund t’i zemërojë fuqitë perëndimore që po kërkonin nga Teherani zyrtar të tërhiqeshin nga planet nukleare duke e ringjallur marrëveshjen e vitit 2015.
Irani tashmë është duke e pasuruar uraniumin në 60 për qind në objekte të tjera. Kjo përqindje është dukshëm nën 90 përqindëshin që kërkohet për materiale për armë, por është mbi 20 përqindëshin që prodhonte Irani para marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë e mëdha. Kjo marrëveshje përcaktonte që uraniumi të mos pasurohej mbi 3.67 për qind.
“Në një letër për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Irani e ka informuar agjencinë se ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në uzinën Fordow duke përdorur centrifuga të avancuara IR-6”, raportoi agjencia e lajmeve "ISNA".
Bordi i Guvernatorëve i IAEA-s, që përbëhet nga përfaqësues të 35 vendeve, të martën e kaloi një rezolutë që urdhëron Iranin të bashkëpunojë urgjentisht me ekipin e agjencisë që po heton gjurmë të uraniumit në tri uzina të padeklaruara, thanë diplomatë gjatë votimit prapa dyerve të mbyllura.
Agjencia e lajmeve, gjysmë-zyrtare, Fars, tha se Teherani ka filluar edhe procesin e “zëvendësimit të centrifugave të gjeneratës së parë (IR-1) me disa më të avancuara të tipit IR-6” në Fordow, një uzinë nëntokësore, që ndodhet brenda një mali.
Marrëveshja e vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore ia lejon Iranit të përdorë vetëm centrifuga të gjeneratës së parë, IR-1. Por, pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi dorë nga kjo marrëveshje në vitin 2018, Teherani instaloi centrifuga më të avancuara dhe më efikase, si IR-2m, IR-4 dhe IR-6.
Në qershor, Reuters raportoi se Teherani e ka përshkallëzuar edhe më tutje pasurimin e uraniumit duke u përgatitur për përdorimin e centrifugave IR-6, të cilat mund të kalojnë lehtësisht nga një nivel i pasurimit në tjetër, në uzinën Fordow.
Rrjeti televiziv i Iranit, SNN, tha se Teherani ka filluar instalimin e grupeve të centrifugave më të avancuara në uzinën nukleare në Natanz dhe Fordow, duke shtuar se po e bën këtë si “përgjigje të fuqishme” kundrejt rezolutës së fundit të IAEA.
“Irani ka filluar procesin e injektimit të gazit në dy grupimet e centrifugave të avancuara IR-2m dhe IR-4 në uzinën nëntokësore Natanz”, raportoi SNN.
Kjo rezolutë e IAEA-s është e dyta e këtij viti që ka për cak Iranin dhe hetimin për të cilin Irani po kërkon të mbyllet. Ky hetim është bërë pengesë për vazhdimin e negociatave për rikthim të marrëveshjes së vitit 2015.
Të hënën, Ministria e Jashtme e Iranit e quajti këtë rezolutë “politikisht të motivuar”. Bisedimet indirekte mes Teheranit dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden për ta kthyer marrëveshjen e vitit 2015 kanë ngecur që në shtator, pasi që të dyja palët po kërkojnë më shumë fleksibilitet nga njëra-tjetra.
Përgjigja e dhunshme e Iranit ndaj protestave kundër qeverisë, që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit sa ishte në mbajtje policore, dhe shitja e dronëve për Rusinë kanë bërë që SHBA-ja ta largojë fokusin nga rikthimi i marrëveshjes bërthamore, tha të hënën i dërguari i veçantë i SHBA-së për Iranin, Robert Malley.
Iran ka mohuar t’i ketë shitur dronë Rusisë për përdorim në luftën në Ukrainë./REL
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Presidenti francez Emannuel Macron është bërë sërish prota...
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propo...
Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas m...
Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovë...
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur mbrëmë vo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka kër...
Presidenti Joe Biden vazhdoi një traditë 75-vjeçare të hën...
Turqia njoftoi se një milici kurde vrau të hënën dy person...
Ditët e fundit, mijëra iranianë protestuan në juglindje të...
Pas tensioneve të fundit mes Francës dhe Gjermanisë, minis...
Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë ...
Autoritetet ukrainase po evakuojnë civilët nga zonat e...
Një tërmet i fuqishëm shkaktoi vdekjen e të paktën 162...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur akuza nd...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në P...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...