
Kupchan: Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, e sheh me përparësi përmbylljen sa më parë të procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë me një delegacion te drejtuar nga ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, zoti Bajraktari tha se ka mungesë të vullnetit politik në Serbi për të përmbyllur këtë proces.
“Mendoj se do të ishte shumë mirë për Kosovën të përfundojë bisedimet përfundimtare me Serbinë, ku Serbia e njeh Kosovën dhe Kosova e njeh Serbinë dhe jeta vazhdon. Unë mendoj se populli i Kosovës po e kërkon këtë, do të ishte mirë të përfundoj por Kosova nuk e ka në dorë këtë, është Serbia që e ka në dorë. Serbia po luan ato lojërat që i ka luajtur një kohë të gjatë”, tha ai.
Zoti Bajraktari e sheh angazhimin e shtuar amerikan si të domosdoshëm për të garantuar përmbyllje sa më të shpejtë të këtij procesi.
“Amerika duhet të jetë më e përqendruar në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Amerika duhet të jetë në tavolinë, Amerika duhet ta shtyjë për arsye se ka një besueshmëri në Kosovë më shumë se disa shtete tjera. Ta zëmë kur e shikon zotin Lajcak, vendi i tij nuk e njeh Kosovën, pastaj Bashkimi Evropian thotë e bëjmë këtë e atë por ata nuk kanë arritur katër shtete anëtare të tyre ta njohin Kosovën. Kemi pastaj zotin Borrell i cili vjen nga Spanja, ai nuk ka arritur vendin e vet ta bind për njohje të Kosovës, ende kanë dilema a jemi shtet i pavarur apo jo”, tha ai.
Zoti Bajraktari, i cili njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës, tha se është koha që komuniteti shqiptar në Amerikë të punoj më fort në ruajtjen e partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.
“Ka qenë mirë komuniteti jonë ta zëmë në Michigan, Boston apo kudo që ka shqiptarë të përqendrohet për të zënë miq në senat apo kongres amerikan. Nuk kemi nevojë për një shumicë të madhe, por për një pakicë të vogël që janë të përkushtuar për cështjen shqiptare, të mbajmë orientimin e Uashingtonit për cështjet shqiptare në Ballkan”, tha ai.
Harry Bajraktari, i lindur në fshatin Vranoc të Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, u zhvendos në Amerikë në vitet e 70-ta. Ai sot njihet për suksesin e tij në fushën e biznesit në Bronks të Nju Jorkut, si dhe për ndihmën që ai dhe familja e tij kanë dhënë për Kosovën, duke krijuar miqësi në qarqet e politikës amerikane në favor të Kosovës./ VOA
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Presidenti francez Emannuel Macron është bërë sërish prota...
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propo...
Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas m...
Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovë...
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur mbrëmë vo...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëlli...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Gjatë një interviste për BBC, i dërguari i Shteteve të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...