Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të serbëve që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia.
Ai në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” ka theksuar se të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, dhe kanë ardhur nga Serbia, dhe sipas tij për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë, transmeton "Klankosova.tv".
“Faktet e lartpërmendura na çojnë në përfundimin se nuk bëhet fjalë vetëm për një bandë kriminale dhe terroriste apo për shtetas të armatosur, por për profesionistë që kanë kryer trajnime serioze, me një lloj arme me origjinë nga Serbia. Serbia, po e përsëris, u ka siguruar pajisje ushtarake, ka kryer stërvitje luftarake, ka përcaktuar qëllime politike dhe ka ofruar mbështetje të plotë logjistike. Më në fund, dihet se ky grup terrorist ka kryer stërvitje në “Livadhet e Pasulit”, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe”.
“Përgjegjësia e Serbisë është e padiskutueshme edhe për ata që nuk duan ta shohin dhe dëgjojnë. Së dyti, Milan Radoiçiç është ish-nënkryetari i Listës Serbe nga Kosova, e cila është krijuar, ndihmuar dhe mbështetur nga Qeveria e Serbisë. Dhe të gjithë janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Serbisë. Më 29 shtator të këtij viti, vetë Vuçiç njoftoi dorëheqjen e Radoiçiçit nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, pas pranimit të Radoiçiçit se ka udhëhequr përgatitjet dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës”.
Kreu i ekzekutivit kosovar komentoi edhe arrestimin e më pas lirimin e Radoiçiçit nga autoritetet serbe.
“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin kolumbian: Escobar në fakt do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas; mirë, gjoja do ta vuante dënimin atje”.
“Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale; e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Sloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”.
Ai duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit deklaroi mes tjerash se nëse ky akt I Serbisë nuk do të ndëshkohet, Serbia do ta përsërisë atë.
“Është e qartë se sulmi terrorist në Banjskë në Zveçan kërcënoi integritetin tonë territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë kombëtare. Gjithashtu, sulmi terrorist nxori në pah vështirësitë, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Pra, nevoja për ndëshkim të hapur – dhe atë me gjuhë të qartë dhe të përshtatshme – si dhe kërkesa e shprehur e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”.
“Po e përsëris se provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, shtoi Kurti./Klan Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka deklarua...
Një luftë e re në tetor. Mbi 1.000 njerëz të vrarë në dy d...
Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ...
Ushtria izraelite ka goditur një rezervë të madhe armësh n...
Operacioni i Hamasit në Izrael ka në krye një udhëheqë...
Në lagjet e varfra në rrethinat e kryeqytetit kuban Havana...
Kundërpërgjigjja e Izraelit pas sulmeve të grupit palestin...
Që prej mëngjesit të së shtunës vijojnë luftimet mes Pales...
Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar ...
Liderët botërorë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj s...
Grupi i armatosur, Hezbollah, mori përgjegjësinë për një s...
Festivali i muzikës Supernova po ndodhte në një shkretëtir...
Në kohë lufte, në krye të detyrës ndodhen edhe gazetarë të...
Opozita gjermane e qendrës së djathtë pritet të fitojë zgj...
Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtar...
Më shumë se 600 izraelitë janë vrarë në sulmet në Gaza që ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohoi se djali i t...
Kabineti i sigurisë i Izraelit deklaroi zyrtarisht gjendje...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...