VOA: Me sulmin ndaj Izraelit, Hamasi vuri në shënjestër edhe partneritetet e mundshme në Lindjen e Mesme
Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ...

Opozita gjermane e qendrës së djathtë pritet të fitojë zgjedhjet e së dielës në dy shtete, ndërsa Kancelari Olaf Scholz ndodhet në mes të mandatit të një qeverie që nuk gëzon popullaritet mes votuesve. Sondazhet me zgjedhësit pas votimeve tregojnë për një rritje të mbështetjes për partinë e ekstremit të djahtë, “Aleternativa për Gjermaninë”.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, e cila u përball me një betejë të vështirë në përpjekjet për t'u bërë guvernatore e rajonit të saj, duket se po shkon drejt një disfate të rëndë.
Në Bavari, rreth 9.4 milionë banorë kanë të drejtë vote për legjislaturën e re shtetërore dhe rreth 4.3 milionë në shtetin fqinj Hesse, një rajon që përfshin kryeqytetin financiar të Gjermanisë, Frankfurtin.
Të dy shtetet drejtohen nga blloku kryesor opozitar i vendit i përbërë nga Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) dhe Bashkimi Kristian Social i Bavarisë (CSU).
Sondazhet me zgjedhësit pas votimeve nga televizionet publike gjermane ARD dhe ZDF tregojnë se partia CSU, e cila e ka udhëhequr Bavarinë që nga viti 1957, kryeson garën me një mbështetje prej 37%.
Në Hesse, anketat tregojnë se partia CDU kryeson me rreth 35% të votave, shumë përpara rivalëve të saj.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është ngritur në vendin e dytë në sondazhet kombëtare pas bllokut konservativ, nuk do të jetë një faktor në përcaktimin e qeverive të reja në Bavari dhe Hesse, pasi partitë e tjera refuzuan të bashkëpunojnë me të.
Por sondazhet pas votimeve tregojnë se partia AfD mund të marrë një mbështetje mes 15% dhe 16% të votave në Bavari dhe 16% deri 17% në Hesse, duke shënuar rritje të mbështetjes që nga zgjedhjet e fundit në vitin 2018.
Sondazhet me zgjedhësit pas votimeve nxjerrin në pah një rënie të ndjeshme të mbështetjes për partitë në pushtet, Social Demokratët, Të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë.
Si të Gjelbërit ashtu edhe Social Demokratët e Kancelarit Scholz, zgjodhën Ministren e Brendshme, Nancy Faeser, që të kandidonte përballë guvernatorit konservator të shtetit Hesse, Boris Rhein. Por anketat tregojnë se pushteti 24 vjeçar i partisë CDU në këtë shtet mund të vazhdojë edhe për vite me radhë. Duket se AfD dhe partitë e pushtetit po garojnë për vendin e dytë.
Koalicioni qeveritar i zotit Scholz ka humbur mbështetjen e votuesve për çështje të tilla si energjia dhe migrimi.
Në Bavari, guvernatori Markus Soeder u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin "vazhdimësinë dhe stabilitetin". Zoti Soeder konsiderohet gjerësisht si një kandidat i mundshëm për të sfiduar zotin Scholz në zgjedhjet e vitit 2025, megjithëse ai ka mohuar se ka ambicie të tilla./ VOA
Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtar...
Më shumë se 600 izraelitë janë vrarë në sulmet në Gaza që ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohoi se djali i t...
Kabineti i sigurisë i Izraelit deklaroi zyrtarisht gjendje...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publ...
Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Taulant Kelmendi ka ...
Kosova ka rritur investimet në armatim me 191% gjatë qever...
Vala e sulmeve të nisura nga grupi i militantëve të Hamasi...
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një person, i cil...
Një grerëz i vjen vërdallë Tarek Al-Wazirit dhe duket siku...
Izraeli po lufton për të larguar militantët palestinezë ng...
Një polic i Egjiptit hapi zjarr ndaj turistëve izraelitë n...
Shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, më 8 tetor udhëtoi...
Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht n...
Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare qytetarët grekët u ...
Grupi palestinez, Hamas, nisi më 7 tetor një sulm të b...
Rreth 2 mijë njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një tërme...
Kur kryeministri, Markus Söder hyn në sallën e mitingut zg...
Situata duket e rënduar pasi u bë gati një ditë nga su...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...