Shkelet sërish armëpushimi/ Sulme të reja izraelite në Gaza
Ushtria izraelite që në orët e para të mëngjesit ka kryer ...

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të dyshuarve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Ndërkaq, ndaj 35 të dyshuarve të tjerë është caktuar masa të paraqitjes në stacion policor.
Në njoftim, Gjykata tha se S.M., V.B. dyshohet në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i besimit dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike. Bëhet fjalë për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave i BKS-së, Valon Berisha, hetimet ndaj të cilëve kanë nisur në mars të vitit të kaluar, sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Berisha po ashtu dyshohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. F.S., ndërkaq, sipas Gjykatës dyshohet për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të besimit, vepër për të cilën dyshohet edhe Y.Ç. Kurse, 35 të pandehurit e tjerë, dyshohen për veprat penale keqpërdorimi i besimit, në ndihmë, tha Gjykata në Prizren.
“Ndaj 35 të pandehurve, është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, si dhe masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë mund të zgjasë deri më datë 08.02.2026, ashtu që obligohen të pandehurit një herë në javë të paraqiten në stacionin policor përkatës ku e kanë vendbanimin, dhe i ndalohet të pandehurve që t ‘iu afrohen të dëmtuarës BKS, si dhe të pandehurve të tjerë”, tha Gjykata. Nëse ata nuk i respektojnë këto masa, do të dërgohen në paraburgim, u tha në njoftim.
Gjykata tha se masa e paraburgimit për katër të pandehurit ishte e domosdoshme, me qëllim të “parandalimit të arratisjes”, pengimit të zhvillimit të hetimeve apo ndikimit ndaj dëshmitarëve. Më 8 janar, Prokuroria Themelore në Prizren zhvilloi një aksion në disa rajone pas dyshimeve për keqpërdorime në BKS.
Kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se të pandehurit dyshohen se i kanë shkaktuar dëm byrosë në vlerë mbi 1 milion euro. Mazreku dhe Berisha – që u lanë në paraburgim – dyshohen se i kanë keqpërdorur autorizimet e BKS-së duke ua mundësuar personave të ndryshëm, dhe përmes tyre edhe, të kryejnë transaksione të jashtëligjshme.
Kryeprokurori Kryeziu ka deklaruar Mazreku e Berisha “kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së”. Gjatë aksionit, autoritetet sekuestruan 23.700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme dhe pajisje elektronike gjatë bastisjeve, njoftoi Kryeziu.
Kryeprokurori tha po ashtu se në bashkëpunim të ngushtë me inteligjencën financiare, janë ngrirë 1.3 milion euro. Në ditën kur u krye aksioni, BKS-ja tha se ishte palë e dëmtuar dhe rasti u iniciua nga ajo si rezultat i “i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.
Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë jofitimprurëse, e cila është përgjegjëse për administrimin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Kosovë, dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Ajo u themelua më 7 gusht 2011, bazuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia. /REL
Ushtria izraelite që në orët e para të mëngjesit ka kryer ...
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë ka goditur brigjet e Ish...
Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE s...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se në disa rrugë të Ko...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA duhe...
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e...
Zyrtarët në Minneapolis akuzuan të premten autoritetet fed...
Rusia lëshoi një raketë Oreshnik në Ukrainë gjatë natës ...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi ...
Gjykata më e lartë e Kosovës i ka shfuqizuar 13 ligje të pre...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar sot 13 ligje, ...
Uashingtoni sekuestroi sot një tjetër anije cisternë që u ...
Pronari i resortit zviceran, Crans-Montana ku vdiqën 40 pe...
Shumica e vendeve anëtare të BE-së miratuan këtë të premte...
Gjykata gjermane për të mitur filloi të premten gjyqin e n...
Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, ...
Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e t...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë krijimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...