E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Bashkimi Europian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Europian.
Gjatë debatit që është zhvilluar për raportin për Kosovën në Parlamentin Europian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Europian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai.
Gjatë diskutimit në Parlamentin Europian është shprehur keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik me të cilin u përball vendi gjatë gjithë vitit 2025.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, tha se paraliza politike në të cilin ishte Kosova kishte pasoja edhe në procesin reformues.
“Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Europian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka qartësisht fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, tha raportuesi Terras.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve europianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.
Atëbotë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërkaq, nga Bashkimi Europian është përmendur edhe marrëveshja për zbatimin e Ligjit për të huajt.
“Fundjavën e kaluar në Prishtinë, falë lehtësimit të BE-së, u gjet një rrugë përpara për zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë. Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”, deklaroi Anne Kempainen nga Shërbimi i Jashtëm Europian.
Sipas përfaqësuesve europianë, kjo marrëveshje është edhe një dëshmi se dialogu sjell rezultate. Më 14 mars, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.
Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.
Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit. Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore. Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL
Ministri i Mbrotjes së Izraelit, Israel Katz, është shpreh...
Iraku ka arritur një marrëveshje me Iranin që anijet e tij...
Qeveria e Kubës tha se po heton një “shkëputje të plotë” t...
Autori i vrasjes në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. ...
Një valë e fuqishme e motit të keq ka përfshirë Shtetet e ...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka mbrojtur objektin e saj ng...
Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët eur...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën ose janë pla...
Vendet aziatike po prezantojnë një sërë masash shtrënguese...
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka deklaruar ...
Ambasada amerikane në Bagdad është shënjestruar nga një va...
Abu Ali al-Askari, një komandant i lartë dhe zëdhënës usht...
NATO po shqyrton forcimin e mbrojtjes nga raketat në Turqi...
Çmimet e naftës ranë me rreth 3% të hënën pasi disa anije ...
Trump thotë se Irani ka ulur në rreth 8% të raketave të ti...
Në Kubë ndodhi një ndërprerje totale e energjisë që la pot...
Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritu...
Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka ud...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të hënë se ...
Presidenti Trump në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë th...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...