“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt.
Më 14 mars, Qeveria e Kosovës u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huajt dhe për automjetet, që nisi të zbatohet nga 15 marsi.
Vendimi u bë publik pas një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar zgjidhje praktike që mundësojnë që të gjitha komunitetet të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë, pa ndërprerje të shërbimeve. Ne mirëpresim zotimin e kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e tij të ardhshme që prekin komunitetin serb të Kosovës, në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, shkroi në Facebook ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Dy ligjet, ai për të huajt dhe ai për automjete, nisën së zbatuari pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi nisi zbatimi i plotë i tyre.
Këto dy ligje kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm në bazë të autorizimit.
Por, pas vendimit të 14 marsit, kjo nuk do të vlejë tani për tani për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare, pasi ata kanë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
Pas takimit me emisarin evropian, Kurti u zotua se ekzekutivi që ai udhëheq do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor dhe shëndetësor, që funksionon sipas sistemit të Serbisë, në sistemin e vetëm të Kosovës.
Ai tha se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja dhe nga Serbia.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.
Sipas saj, “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”./REL
Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka ud...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të hënë se ...
Presidenti Trump në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë th...
Meksika vendosi një rekord botëror Guinness spektakolar, p...
Mediat e huaja kanë raportuar disa detaje që mund të konsi...
Izraeli tha të hënën se ka plane të detajuara për të paktë...
Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republi...
Katari thotë se ka kapur një valë të dytë raketash nga Ira...
Izraeli tha sot se “shkatërroi” një kompleks të përdorur n...
16 mars 2025, ora 2:32. Kjo është data dhe ora që e ndrysh...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Ru...
NATO ka bërë të ditur se vendet aleate po zhvillojnë bised...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, thotë se nuk ...
Izraeli ka nisur një operacion të ri tokësor në Libanin ju...
Të dërguarit e "Bordit të Paqes" të Presidentit të SHBA-së...
Lufta në Iran nuk e shqetëson aleancën ushtarake perëndimo...
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka dalë në një kon...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka dek...
Irani ka arrestuar 500 persona të akuzuar për dhënien e in...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...